Aleksandër Sergejeviç Pushkin
Kalendari poetik: Aleksandër Sergejeviç Pushkin (1799-1837)
U lind më 6 qershor 1799 Pushkin, ati i gjuhës letrare ruse, poet, shkrimtar, eseist dhe dramaturg i madh rus dhe i letërsisë botërore, më i madhi ndër përfaqësuesit e romantizmit rus. I ati i tij rridhte nga një familje e lashtë e aristokracisë ruse, kurse e ëma ishte mbesa e Abram Petroviç Gannibal-it, fisnik nga Etiopia, që u birësua në moshën 8 vjeçare nga car Pjetri i Madh.
Mjafton emri i tij, Pushkin, dhe dihet se kemi të bëjmë me një kollos të letërsisë botërore. Nga shqipërimet që kam prej Tij, ja përzgjedhja ime në përvjetorin e 227 të lindjes së gjeniut rus:
MBI KODRAT GJEORGJIANE...
(На холмах Грузии лежит ночная мгла)
Kodrat gjeorgjiane nata fillon i nxin;
Zhurmon Aragva para meje;
Seç paskam një mërzi; por shkëlqen ky trishtim;
Ky trishtim është plot prej teje,
Prej teje, me ty... brengë tjetër s'kam në shpirt
Gjë s'më brengos, asgjë s'më mundon,
Vetëm një zjarr kam në zemër që më zhurit,
I qet' është kush nuk dashuron.

© shqipëroi Maksim Rakipaj
Leave a Reply