Poezi nga Ana Korça

Poezi nga Ana Korça


A MUNDET KUSH?


A mundet kush
të më sjellë një fjalë
që nuk ka kaluar ende
nëpër gojën e botës?

Jam lodhur
nga jehona e të njëjtave brigje,
nga rrugët që kthehen te vetja
si lumenj pa det.

Mbyll veshët.
Nuk dua më
zhurmën e gjërave të përsëritura,
as këngën e orëve
që bluajnë të njëjtën kohë.

Dua të dëgjoj
krismën e një agimi të panjohur,
një valë që s'ka prekur kurrë breg,
një emër që ende fle
në barkun e heshtjes.

Dua fillime.
Jo rehati.
Pak drithërimë para dritës,
pak mjegull para shtegut,
atë ankth të ëmbël
që lind kur shpirti
hap një derë të padukshme.

Dua të prek
atë që s'preket me dorë:
një thellësi pa fund,
një magji pa emër,
një mister që s'shpjegohet.

Si deti im
që sa herë e shoh,
më duket se fsheh
një qiell tjetër
nën ujë.


Pas Heshtjes

Pas heshtjes
lotët nuk shihen.
Ata zbresin ngadalë
në pusin e errët të shpirtit,
ku mësojnë të jetojnë pa dritë,
si rrënjë të verbra
që kërkojnë ujë
në një tokë të harruar.

Pas heshtjes
flenë plagët.
Jo të shëruara,
veç të lodhura nga pritja.
Herë pas here zgjohen,
shtrijnë duart nëpër kujtime
dhe prekin atë që mungon,
si i verbri murin
e një shtëpie të rrënuar.

Pas heshtjes
grumbullohen stinët e pajetuara,
fjalët që mbetën në prag të buzëve,
përqafimet që nuk gjetën krahë,
ëndrrat e vrara para lindjes,
si zogj të ngrirë
në vezët e tyre.

Aty rri edhe e nesërmja,
me fytyrë të paformuar,
duke u ushqyer
me frikërat e djeshme.
Mos heshtni gjatë.
Sepse heshtja
nuk është paqe.
Ajo është një det pa breg,
ku dhimbja mëson të notojë.

Dhe kur mbushet deri në qiell,
shpërthen.
Jo me zë.
Por me një flakë të verbër
që djeg së pari
atë që e mbajti brenda.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,777 hits

June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List