Poezi nga Rudina Muharremi Beja


NËNË


Është festë çdo mëngjes
që zgjohet me zërin tënd,
kur heshtja ime merr frymër
nga buzëqeshja jote e qetë.

Ti vjen në shpirtin tim
si pranvera mbi tokën e lodhur,
dhe çdo gërvishtje e ditës
shërohet në butësinë tënde.

Në duart e tua
prehet një paqe
që nuk i përket kësaj bote;
sikur Zoti
ta ketë lënë aty
mrekullinë e Tij më të bukur.


AMANETI I TOKËS

Zemra e çdo shqiptari është një kambanë që s’pushon në erëra historie,
që rreh mbi gurët e lashtë të trojeve të veta,
nga Vermoshi që pi agimin,
deri në Konispolin që përqafon detin.

Çdo grimcë rëre është një germë e gjuhës së tokës,
çdo gur një arkiv i heshtur i kujtesës së përjetshme.

Tirana, qyteti që ndizet si flakë në horizont,
ngrihet si kështjellë drite kur bijtë e saj dalin në këmbë,
si një zemër që zgjohet pas dekada gjumi.

Shqipëria u end në duart e kohës si një monedhë e plagosur,
u shit në pazare hijesh pa ndërgjegje,
u copëtua si një hartë në erëra të liga,
por shpirti i saj mbeti mal që nuk thyhet nga stuhitë.

Le të treten në errësirën e harresës ata që tregtojnë atdheun,
ata që shohin tokën si mall dhe jo si frymë;
sepse kjo tokë nuk është pronë,
por gjaku i kthyer në kujtesë,
amanet i të rënëve që flenë nën gurët e saj.


HARRESË

I mbyllëm portat e blinduara të shtëpive,
të bindur se s'kishte as dhe një harresë
e ato
ngjanin gjithnjë e më tepër me arkën e Noes.

Ç'agoni pikëlluese...!

Pallatet mbollën themele me rrënjë frike,
trazuar kohëve të verbra
e mbi to
mbinë mure të larta prej guri e egoje.

Ndërsa mokra e mendimit,
bluan psherëtima pa prajtë
Çapitet e kaherë pyet:

A thua Zotin e lamë jashtë?!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,221 hits

June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List