Marina Cvetaeva
Kalendari poetik: Marina Cvjetajeva (1892-1941)
Si sot, 134 vite më parë, u lind poetja ruse Marina Cvjetajeva. U lind në Moskë më 8 tetor 1892; i ati i saj, Ivan Cvjetajev qe profesor i Arteve të Bukura në universitetin e Moskës, nëna pianiste. Për t’i shpëtuar terrorit të kuq, si bashkëshortja e një oficeri të ushtrisë së bardhë, mërgoi në Berlin, pastaj në Pragë në vitin 1922; më pas me këshillën e mërgatës ruse u transferua në Paris më 1925.
Duke menduar se i shoqi ndodhej në Rusi, (por në të vërtetë fshihej në Spanjë prej përndjekjeve) u kthye atje në vitin 1939 bashkë me të birin; e bija Ariadna, që ishte kthyer në vitin 1937, qe dërguar menjëherë në kampet e punës së detyruar. E internuan edhe poeten; e cila e vetmuar, e shkëputur prej bashkësisë letrare, para se ta arrestonin për ta dërguar në gulagët e tmerrshëm, vari veten më 31 gusht 1941 te hyrja e izbës që pat marrë me qera nga dy pensionistë. Librat e saj qenë të ndaluar në ish Bashkimin Sovjetik; vetëm njëzet vite pas vdekjes së poetes u lejua botimi i tyre. Ja përzgjedhja e sotme:
DHE MUA QË DUA…
(И мне хочется к тебе…)
Fillon gjithë bota bredh kur bëhet natë:
Shih pemët, sa bëhet terr ato ec e jak,
Ja dhe rrushi, verë bëhet pasi shtrydhet,
Shih përmbi çatitë si shëtisin yjet,
Vështro dhe lumenjtë, si ecin natën, mbrapsht!
Dhe mua që dua mbi ty të jem, në çast!
© shqipëroi Maksim Rakipaj




























Leave a Reply