Tadeusz Różewicz

Kalendari poetik: Tadeusz Różewicz (1921-2014)

Sot, më 9 tetor, mbushen 105 vite nga dita e lindjes së poetit, dramaturgut, shkrimtarit të njohur polak, Tadeusz Różewicz. Gjatë Luftës II Botërore u rreshtua në radhët e rezistencës polake në formacionin Armija Krajowa (në L2B, në Poloni luftuan kundër pushtuesit Armija Krajowa nacionaliste dhe Armija Ludowa komuniste). Pas lufte mbaroi universitetin Jagellone në Krakow, ku studioi historinë e artit. Përvoja e luftës la gjurmë të thella në veprat e poetit, që pati sukses që në përmbledhjet e para poetike. Në vitin 2005 fitoi çmimin prestigjioz Premio Librex Montale International, që jepet çdo vit me emrin e poetit italian E. Montale; në vitin 2007 Çmimin evropian për letërsinë (Prix européen de littérature). Veprat e tij janë përkthyer në 20 gjuhë; ja një poezi e tij në shqip:

SA BUKUR

Sa bukur, mund të mbledh
boronica në pyll,
sepse mendoja
s’ka as pyll, as boronica.

Sa bukur, u shtriva
nën hijen e një peme,
mendoja se pemët
s’lëshojnë më hije.

Sa bukur që jam me ty,
zemra më rreh kaq fort
sepse njeriu, mendoja,
s’ka zemër.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,272 hits

October 2026
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List