Kalendari poetik: Alejandra Pizarnik (1936-1972) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Kalendari poetik: Alejandra Pizarnik (1936-1972)
 
U lind më 29 prill 1936 poetja argjentinase Alejandra Pizarnik. Në vitin 1954 u rregjistrua në Univeritetin e Buenos Airesit, ku ndrroi disa herë degën, njëherë Filizofi, pastaj Gazetari dhe më në fund Letërsi. Më pas u tërhoq pas pikturës, por e braktisi dhe atë, pastaj vazhdoi vetëm me letërsinë.
Ndikimet e para i pati nga egzistencializmi dhe surrealizmi: lexonte e etur Sartre, Faulkner, Joyce, por edhe Mallarmé dhe Artaud. Në vitet 1960-64 punoi në Paris për revistën Cuadernos, por bashkëpunoi edhe me revistat Sur e Nouvelle Revue Française.
Nga fillimi i viteve ’70 u rikthye në Argjentinë, ku tentoi disa herë të vriste veten, provoi disa shtrime në spitale psikiatrikë deri sa arriti të vriste veten me 50 tableta Seconal. Miku i saj, Julio Cortázar i kushtoi poezinë Aquí Alejandra.
Ja përzgjedhja ime sot në 85 vjetorin e lindjes së poetes:
 
 
E DASHURUAR
 
U pe sot në pasqyrë
E trishtë ishe, e vetmuar
Drita vezullonte, ajri këndonte
Por i dashuri yt nuk erdhi
Ndonjë lajm do t’i dërgosh, do të buzëqeshësh
Duart do të të fërgëllojnë dhe do të vijë
I dashuri yt i shtrenjtë
E urren sirenën që ta mori
Lundrën spërkatur me shkumbë
Ku qeshje aq shumë
Përqafimin e fundit kujton
Oh, mjaft me ankthe
Qeshje mes lotësh, qarje duke buzëqeshur
Mbylli dyert e fytyrës tënde
Që të mos rrëfejnë
Që ishe ti e dashuruara
Ditët të kryqëzojnë,
Netët të pikëllojnë
Jeta të lëndon, shumë, shumë
Ku shkon kështu e dëshpëruar?
Mjaft më, e dëshpëruar.
 
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s