Vera Lúcia de Oliveira
Kalendari poetik: Vera Lúcia de Oliveira 1958
U lind në Brazil në vitin 1958 dhe studioi për Letërsi në Universidade Estadual Paulista dhe në universitetin e Peruxhas për Gjuhësi dhe Letërsi të huaj moderne. në vitin 1997 mori doktoraturën për Letërsi iberike dhe iberoamerikane në Universitetin Oriental të Napolit. Ja një poezi nga poetja braziliane:
BRENDA NESH
Historinë time nuk jua rrëfej,
po deshët, po sajoj diçka,
kam histori brenda vetes
që linden e mbeten
e trazohen, plot kam
dhe sa më shumë i rrëfej,
më të vërteta bëhen,
ka njerëz që qajnë me to
dhe me thonë ku dreqin i gjej…
i kemi brenda vetes përgjigjem,
janë në secilin prej nesh.
© shqipëroi Maksim Rakipaj





























Leave a Reply