ROLI I KRITIKËS LETRARE NË KRIJIMTARIN E SHQIPES SOT.

pena

 

 

ROLI I KRITIKËS LETRARE NË KRIJIMTARIN E SHQIPES SOT. 

 

ukshin

nga: Ukshin Morina
Nëse vazhdojmë ti hedhim një sy krijimtarisë sonë kombetare në aspektin e kritikës unë mendoj se duhet përqëndruar në dy aspekt themelore që janë. individualiteti dhe vepra poetike ku për të parën mund të përdorim psiko-analizën dhe për të dytën shkallën e kulturës personale. Në këtë këndveshtrim psikoanalitika siguron më tepër objektivitet në vlerësim dhe gjykim. Ndërsa shpesh më vijnë postime të ndryshme në faqën time të fcb, qofshin këto prozë a poezi shikoj një numër të madh komentesh, miklimesh duke synuar që sejcili të duket në epërsi mendimi mbi tjetrin duke shfaqur aty gjoja profesionalizmin e një kritike që nuk ka as fillim, as fund qoftë në nivelin gjuhësor të shprehjes a paraqitjes, për të mos folur këtu për analizën e tekstit, logjikën, semantiken apo stilistikën që mund të kenë ato poezi. Mungesa e një kritike të mirfilltë letrare ka bërë të mundur që të lulëzojnë pseudovlerat dhe ta mbysin artin e mirfilltë të shumë krijuesve tonë shto këtu dhe korrupsionin, abozimet me pseodo poet a poete të shitur të oborrit të pushtet, pseodo doktor me grada tartuf e të matufasur që për interesat e tyre të liga ngrejnë lartë antivlerat duke çertefikuar fletlavdrimi e dekorata për personat me byth e gjoks të mbajtur. Të nderuar lexues, më falni për ndonjë paqartësi në publikimin e kësaj kritike, por po mundohem të mos përdori supërlativitete me qëllimin e mirë që të më kuptojnë edhe ata që nuk merren me art. Para disa ditësh isha në Prishtinë në një takim letrarë në qarqet Akademike dhe pas mbarimit takova një profesor doktor në letërsi ku për hirë të asaj kafeje që pimë po e ruaj privatësin e tij. Zoti Morina , – më tha. – Se shpejti do i botohet libri me poezi një mikës tënde nga Akademia e shkencave letrare këtu në Prishtinë një pele të bukur. Këtu ndërhyra me modesti duke mos ia prishur mikut ngazëllimin në fytyrën e tij. – Ju lutëm profesor, mos doni të thoni një poeteje? Po më tha duke shtuar, – Ju të shqipnisë i doni gjërat të holla për ti kuptuar. Po kush është ajo mikja ime, – i thash mik dhe më një buzëqeshje të shtirur ma tha emrin dhe sa su mbyta. Ishte pikërisht një mike e imja e cila kur erdhi të më takonte e përcolla deri në stacionin e Prishtinës dhe në vënd që të merrte linjën për rrugën që të çonte në Mitrovicë kishte ngatërruar dhe kishte ikur nga Prizreni. Desh u mbyta së qeshuri ndërkohë që miku u bë keq dhe thirri kamarierin ta pagunte kafen.. Janë pikërisht këta përsona dhe për fat të keq tonin janë shumë që po abuzojnë me vetën në mënyrën më të keqe vetëm për të pasur pak “lavdi”. Shpesh më ka ndodhur të shoh e të lexoj poezi të ndryshme këtu në sofrën e madhe të fcb dhe shpesh jam ndier i lënduar ndërsa shikoja se copëzat e mia i kishin marrë nga trupi im duke modeluar veten që të duken sa më të bukura në treg. Ndërsa një pjesë e kritikës sonë, pa dashur të përzijë këtu kritikën reale nga të dyja anët, përgatisin për këta përsona çmime dhe favore të tjera në këmbim të parasë dhe të mishit të bardhë. Të dashur lexues, më falni nëse e teproj më gjatë, por s’mund ta lej pa përmendur këtu një histori timen që për ironi të fatit me ndodhi si në librin e botuar të një petagogu shumë të nderuar që më jepte mësim në Shkodër, zotit R Dibra, i cili në veprën e tij “Dekalogu i Turpit” shkruante. Sapo kisha botuar librin me të njëjtin titull në Tiranë dhe ndërkohë që e kishte lënë me një gazetare për një intervistë, po mendonte se ku ti linte librat. Shkoj në disa librari dhe askush s’denjonte t’ia mbante ku më në fund vëndosi ti linte afër një koshi plehrash duke qënë i vetëdishëm se nuk i merrte askush. U fut në studjo ku e priste një gazetare gjysmë e zhveshur dhe i tha të përqëndrohej. Ndërkohë që priste ti fliste diçka rreth librit i tha , – Zoti Ridvan, Sa dashnore ke? E pra kështu ndodh në ditët e sotme, ku abuzimi me artin po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm. I ndodhur në një situatë të tillë dhe përpara këtyre fakteve konkrete, kërkoj nga miqtë e mi të ndershëm krijues që ta plotësojnë këtë pamflet edhe më fakte të reja. Kjo do të mbetet një vlerë e madhe për çdo krijues të ndershëm që kërkon të ngjitet në majat e letërsis Shqipe, me aftësit dhe vlerat e veta reale.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s