Kohë e hutuar / nga Rami Kamberi

KOHË E HUTUAR

 

rami kamberi

nga Rami Kamberi


Natyrën e kohës në trojet shqiptare që mbeten jashtë kufijve të shtetit, nga viti në vit do ta gllabërojnë mjegullat dhe stuhitë dhe, shtrati i jetës brenda të cilit si në kuptimin horizontal edhe vertikal zinxhirët e rrufeve do t’ia shtojnë plagët, si rrjedhojë e djallëzive sllave për të shfarosur popullin shqiptar nga trojet etnike, që toka shqiptare jashtë kufijve të mos thirret Shqipëri, por me një emër të ri: Jugosllavi – Maqedoni.
Mes mjegullave dhe stuhive, nën peshën e zinxhirëve dhe goditjeve të rrufeve, si shumë poet të asaj kohe, do të duket edhe pena e Daut Gurrës, poet që edhe në kuptimin jetik zinxhirët e rrufeve e tërhoqën zvarg deri atje, ku shikimet e poetit u tretën – qiellit për t’i mbetur rreze dielli – lirie.

 

daut gurra

Daut Gurra


Dhe, pikërisht nga ky pozicion jetik, poeti Daut Gurra do të përcaktohet për lirikë të një anshmërie – kombëtare, për të sfiduar gjuhën e kohës së hutuar, ngjyrën e së cilës e shfaq qartë në poezinë KOHË E HUTUAR, në mbyllje të veprës me të njëjtin titull:

nata e kohës së hutuar
ndjell ter marramendës,
e saja ditë –
 
mortje gjakatare. “

Si intelektual i kohës dhe lëvrues i së kaluarës sonë – historisë kombëtare përballë stuhive barbare do të qëndroj kryeneç – mbrojtës i idealit që moteve në fjalë kalonte nga zemra e njërit te zemra e tjetrit dhe, për t’i mbetur besnik idealit në fjalë mes rreshtave të poezisë së tij, do të duket amaneti, që merr ngjyrë të porosisë për njeriun- shqiptar, që motit të kohës së hutuar të mos i nënshtrohet, pra, kur frynë stuhia të mos ia kthejmë shpinën tokës që na e falë jetën – emrin:

Kur fryn era mos e kthe gunën 
ti njeri,
që ha bukën e tokës sate. “

Rreshta nga poezia ERË MBI GUNË, qasje kohe, figurë e brumosur apo objektiv nga e kaluara e kombit, që të mëson për një ndërgjegje për të mbetur krenari e tokës, për të mos mbetur peng i erës – stuhisë dhe, turp i kombit. 
Pos asaj që u tha më lartë janë edhe shumë poezi, që veçohen për kah natyra e figurës si kategori dhe dukuri e kohës së hutuar, të cilat vënë në lëvizje ndërgjegjen për të vepruar në rrjedhat e kohës:

Vëzhgimet puthiten mbi kështjellë
shpirti flakërohet
si rrezet e diellit –
 
se shpatën penë e bëra –
 
lumë nëna. “
Ose:
“Orëbardhat rinë në uzdajë
i lypin frëngjitë e kështjellave.
Vashat ua falin trupin
Shkrepave të thepisur….
Në betejat për lirinë –
 
lum nëna. “

Në këto vargje të poezisë VËZHGIM PARA DIELLIT poeti në formë më të hapur dhe më të theksuar – konceptuar do të na e japë tablonë për të kuptuar ngjyrën e gjuhës thirrje: LUFTË PËR LIRI.
Aktin – luftë, krijimin e një force, poeti e she si një domosdoshmëri e kohës – që identifikohet me ndryshimet e mëdha, si paraardhëse e lirisë së premtuar nëpër betejat e librit të madh – Lufta për Bashkim.
Për të u vërtetuar në largpamësinë e poetit, që poezitë të mos na ngelin të pa kapshme – meqë fjala është për lirinë që shijohet vetëm brenda kufijve që të emërojnë shqiptarë jo vetëm në kuptim të gjendjes faktike, por, edhe në kuptim juridik, do t’i rikujtojmë rreshtat e poezisë TË KAM LULEKUQE, që autori për çdo nëntor, kremteve kombëtare e rikujtonte atdheun duke kërkuar pushkën si gjuhë e vetëm që e realizon atë që u shkrua më lartë:
“Ku e kam shalën?
Ku e kam pushkën?
Ta silloj atin – malit t’i vërsulem…”
Ose:
“prej aty të t’sogjoj
mëmëdhe, lumturi.
Të kam lule kuqe.
Rrofsh, Ti – SHQIPËRI ! “

Natyrshëm, vetë titulli i librit – veprës KOHË E HUTUAR, e poetit Daut Gurra sinjifikon thirrje që vë në lëvizje guximin dhe vetëdijen kombëtare, për një krismë, si fuqi për të ruajtur gjeografinë e tokës – SHQIPËRISË.
Me këtë pamje – gjeografi poetike e poeti Daut Gurra na sugjeron që në praktikë të veprojmë dhe ta zbatojmë gjuhën e thirrjes, por, duke mos e harruar edhe insistimin për vetë-njohje, që ngjyra e zërit të pushkës të mos na mbetet e përmbysur – të mos e zgjatim agoninë e ditëvdekjes së robërisë apo të mos i mbetemi kohës së hutuar peng, si shekujve të ikur duke ia kthyer gunën.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s