LIRIKA ATDHETARE E PUNTORIE MUÇA – ZIBA / nga Rami Kamberi

 

LIRIKA ATDHETARE E  PUNTORIE MUÇA – ZIBËS

 

 

rami kamberi

nga Rami Kamberi

 


Dashuria për liri dhe bashkim kombëtar si dhe qëndresa e njeriut si qenie për të ekzistuar i detyroi poetët shqiptar që të ndeshen me peshën e robërisë dhe, me armën e vetme të tyre – armë – penën, që hapë shtigje për rreze dielli që gjeografisë shqiptare i takon – ashtu siç u takon të tjerëve.
Pra, të gjithë jemi të vetëdijshëm se poetët shqiptar, e veçmas poetët brenda kufijve të shtetit inegzistent IRJM, që në hap të parë janë ndeshur me diktaturën fashizmi-de antishqiptare – fuqi – e cila përcaktonte fatin e poetit – të i mbetesh apo jo jetës.
Për të jetuar kohën dhe për t’i mbetur ardhmërisë si poet si dhe të mbetesh gjallë në kuptimin jetik – t’i mbetesh kohës për të dëshmuar për kohën – e vetmja alternativë ishte kujtesa historike – vazhdimësia e kujtesës që herë-herë merrte zjarr e flakëronte – rizgjohet e ringjallej kërkesa e natyrshme – për tokën dhe njeriun shqiptar.

 

puntorie

PUNTORIE MUÇA – ZIBËS


Një fat të këtillë e pati edhe poetesha – sot e njohur për botën shqiptare dhe për botën barbare – Puntorie Muça – Ziba – pishtare e pa sosur e arsimimit dhe shtjellë e kujtesës kombëtare.
Shpirti i saj krijues – i veshur me spektrin e dritëhijeve – do të ndritë edhe më shumë dhe do të bëjë lëvizjet andej ku bashkohen rrugët e lirisë dhe bashkimit: ATDHE !
Pra, me daljen në dritë të librit të parë RRUGA E MJELLMËS dhe, jo rastësisht librin e saj autorja e pagëzoi me këtë emër. Kuptohet – që në hap të parë poezia e Puntorie Muçës – Ziba, është poezi drejtuar kah shikimi – kërkimi i vetvetes – e njeriut shqiptar, ekzistencës së tij – qëndresës përballë stuhive barbare – poezia e gjeografisë shqiptare.
Rruga e nisur e poeteshës në haprim me vetëdijen kombëtare, do të vazhdoj duke apeluar tek ndërgjegjja e botës së njerëzimit në ndihmë shqiptarit, që me gjuhën e pushkës e lëviz botën – i flet:
 
DHE UNË JAM NJERI – NUK DUA TË DALLOHEM NGA TË TJERËT – TOKËN QË MA FALI ZOTI MË TAKON MUA TOK ME EMRIN.
Zemra e poeteshës do të shpërthej si vullkan për liri – në trojet shqiptare:

E di që më pret…”

Hapur thotë poetesha në vargun e parë të poezisë TI MË PRET TANUSHË ose në poezinë VARRGJE TË VRUKTA të librit KUU – KUUU i flet botës se sa e vjetër është ajo dhe toka e saj:

Unë jam njëmijë vjet 
më e re se ti Tanushë…”

Kërkesa për liri do të rrugëtoj nga çdo anë – poetesha me shkrimet e saj të veshura plot guxim – metropolit shqiptar SHKUPIT që mjegullat e robërisë sllavo-maqedon e rëndonin – do të i drejtohet:

Të dua sa emri i tokës
Që më pagëzoi…”

Diktaturës dhe dhunës DEMONIANE–SLLAVO – MAQEDONE, rrugëve të këtij qyteti, ku si hije të zeza, në kërkim të fjalës shqipe – të shkrimit shqip – ditë e natë vraponin me zjarrin e skëterrës – trishtimit për të shfarosur çdo gjë që flet e dëshmon – SHQIP, që koha për kohën të mbetej mjegull – pa dëshmi.
Duke shkuar edhe më larg – në kërkim të gjakut shqiptar, për të shuar etjen barbare – demonët sllavo- maqedon do të u bëjë ballë gjuha e guximit – e poeteshës: NDAL.

O kopilesh
Ç’të solli dreqi,
 
në shtëpinë time!

Ma shëmtove njërën faqe,
Ma qërove njërin sy…

Ninullën nuk e këndova!
Foshnje-t nuk i rahatova!

Ndal – KOPILESHË.

Kështu e do pushteti dhe patriarkalizmi – pozitë e dyfishtë diskriminuese sllavo – maqedone.
Poetesha në poezinë SHTRIGË NATE të veprës SUITË E LËNDUAR nuk do të gjykoj më pushtetin dhe shovenët sllavo-maqedon, ashtu si në kohën e skëterrës, siç vërehet në poezitë e veprës SODISIN YJET.
Kërkesa e saj – kërkesa e për liri do të ecë – bashkë me guximin – shtigjeve të reja – zëri i penës së poeteshës Puntorie Maça – Ziba, do t’i ftojë lirshëm shqiptarët në luftë për liri:

Nisu vëlla,
kacafitu …
 
nëse do lirinë

Për liri haraç duhet dhënë!

me gjak vaditet toka

E nisu sonte trim djali! BARDH
Kjo tokë do flijimin tënd “

Për të mbrojtur etninë, kombin – atdheun poetesha në poezinë PËR LIRI do të bëjë thirrje mes shqiptarëve që të jenë syçelë në kohën e vlimeve dhe vendimeve të mëdha dhe, hapur shqiptarit do t’i bëjë apel:
NUK MUND TË KETË LIRI PA ATDHEUN E BASHKUAR NË NJË SHTET – E AS ATDHE PA LIRI NË SHTETIN E ATDHEUT.
Pesha e robërisë që rëndonte mbi hapësirë-n shqiptare – fatmirësisht nuk do të humbë drejtimin e poeteshës, sepse, poetesha që në hapat e parë të jetës e ka kuptuar madhështinë e emrit që e pagëzoi – SHQIPTARE.

Thanë është zonjë e madhe
9000000020 milionë vjet ka
në faqe gurësh
ditëlindjen ia shkroi
 
një zog sqep artë…”

Shpresa që e ushqente poeteshën, se një ditë një diell do të rrezatoj dritë bashkimi – ishte shteti shqiptar – Shqipëria – brenda kufijve administrativ, që për poeteshën është nënë, që ka miliona vjet – kështu shprehet poetesha në poezinë KËNGË PËR NËNËN E DETIT, edhe pse historikisht tinëzarët – fitimtarët e betejave në historinë pa histori lanë që të shkruhej  – ashtu siç e donte gjuha e forcës barbare, duke e lënë tokën shqiptare mes e përmes me kufij – me një gjeografi sa të trishtueshme po aq edhe ne dhëmbë të tmerrit, duke e bërë pikë e pesë:
“Kur gjysma e saj doli
nga kufiri gjeografik
u bë ankthi ynë,
sa herë era fryu…”

Shqiptarët e vrarë të burgosur të ndëshkuar dhe të lënë primitiv dhe, edhe të dënuar me vdekje pa lindur – që në bark të nënës – jashtë kufijve të shtetit shqiptar – Shqipërisë, e ëndërronin – SHPRESËN, ëndërronin Shqipërinë demokratike plot e përplot me miq e jo Shqipërinë e rrethuar plot e përplot armiq – që e ushqenin me ëndrra – iluzione e utopi.
Për një liri më të madhe – që ëndrra të bëhej – bëhet zhgjëndërr. Dhe, në poezinë SHQIPËRIA poetesha Puntorie Muça – Ziba, me këmbëngulje do të kërkoj që Shqipëria:
 
TI HARROJË “MIQTË” E PËRDALË – ARMIQTË E PËRBETUAR DHE, TË LULËZOJ ME MIQËSI NGA MIQTË E SAJË BESNIK.

Harrojë miqtë e përdalë
s’dua të të shoh
 
me sy të përlotur…”

Simbolika metaforike e shprehjes , shumë kuptimi i mendimeve – shtresat e nën shtresat emocionale – imagjinata gjithnjë në veprim – zotimi i fjalës dhe mjeshtëria e vargut ka ndikuar ndjeshëm që poetesha Puntorie Muça – Ziba, letërsisë bashkëkohore shqiptare e më gjënë t’i mbetet emër dhe, dëshmi për kohën – poeteshë që duhet të pagëzohet që ëndrrat i bënë zhgjëndrra, mendim që e vulos vet guximi i poeteshës si në fushën e poezisë si në fushën e edukimit të brezave moteve kur edhe shkronja në sytë e barbareve sllavo – maqedon dukej armik i tyre, nga droja e tridhjetë e gjashtës – ABETARES, që poetesha në fjalë ua mësonte atyre që u mungonte liria tok me gjeografinë e atdheut.
Pra, poetesha që ec me ushtarët e lirisë – ushtarët e atdheut të bashkuar.
Poezia e Puntorie Muç – Zibës, është dashuri reale që burimin e ka në zemër të poeteshës dhe, artistike që të mëson se si duken ngjyrat e së bukurës që ka kuptim lirinë e madhe për njeriun.
Poetesha dhe qyteti më me shumë shqiptarë në botë, nën thundrën e sllavo–maqedonve në SHKUP – ku shqiptari jetonte jetën as i gjallë e as i vdekur nga pesha e robërisë, robëri që e irritoi poeteshën që t’i mbetet besnik gjuhës së BESËS – gjakut shqiptar, shkrimit dhe me dijen se: edhe e vdekur – qofsha nën dhe, do të dal nga varri posi Omeri – për besën që i jam besatuar tokës dhe sikur Omeri i Ri, me penë e pushkë në dorë do të bëhem gurë kufiri.
Besa për tokë e komb, që poetesha e mbolli nga gjenerata në gjeneratë duke i kalitur moteve të skëterrës për t’u flijuar për SHQIP (TA) RINË.
Ja pse motivi patriotik dhe politik si dhe përgjakja e përgjakja e popullit, që e detyruan poeteshën t’i këndoj lirisë – bashkimit si dhe të bëjë thirrje për luftë në mbrojtje të tokave shqiptare.
Ky përcaktim i poeteshës jo vetëm që e lartëson poezinë e poeteshës, por, e bënë edhe më këmbëngulës njeriun shqiptarë në kërkim të lirisë dhe bashkimit të atdheut – të ruhet tërësia e gjeografisë që thirret SHQIPËRI, hapësira ku jeton edhe poetesha – hapësirë që e detyroj poeteshën që herë – herë që penën ta ëndërroj – pushkë.
Kërkesa e natyrshme për liri e bashkim, është, qëndrim i prerë i poeteshës – që shqiptarët të jetojnë të lirë – të jetojnë jetën brenda gjeografisë së tyre, që është edhe një e drejtë elementare për një popull – e drejtë njerëzore dhe historike.
Rezistenca q ë u bëri populli shqiptar – dhunës dhe torturës barbare, qëndresa heroike nëpër furtunat e shekujve që i dëshmon historia, për të ruajtur emrin, nderin dhe gjeografinë shqiptare – që gërshetohet mes motiveve të poezisë së poeteshës Puntorie Muça – Ziba, ngjyrat e gjuhës me të cilën flet poetesha – janë ngjyrat e pushkës dhe ngjyrat e shpitit që do lirinë me çdo kusht.
Me poezinë e saj poetesha Puntorie Miç – Ziba i kthehet historisë – sa për të na e rikujtuar dhe, ngjarjet e saja për të bërë një lidhshmëri mes së kaluarës dhe të sotmen, nga mund të shihet edhe vizioni i ardhmërisë.
Pra, poezia e poeteshës Puntorie Muça – Ziba, është poezi nxitëse dhe si e këtillë të detyron dhe obligon të rrugëtosh në kërkim të lirisë – ngase të përvetëson në shpirtin e saj – në fushën e uniformës ku banon guximi.
Që të mbetesh sy çelë përballë rrezikut që i kërcënohet kombit, që poetesha e ndjenë në zemër dhe me jehonën e zërit të saj, veçmas në veprat KUU – KUUU dhe SUITA E LËNDUAR.
Andaj, që të lexosh poezitë e poeteshës Punëtorie Muça – Zibës, së pari duhet të kesh shpirt që do liri –atdheun, që gjatë të lexuarit të përvetësosh edukatë kombëtare dhe zemër për guxim.
Lirshëm mund të themi se tërësia e poezisë së poeteshës Punëtorie Muça – Zibës pos njëanshmërisë kombëtare, është e stolisur plot figura mendimi që dëshmojnë se veprat e poeteshës janë me cilësi letrare – estetike dhe, se poetesha është e vetëlindur – kombëtare dhe me shpirt lirie – që botës ku jeton i mbetet e pa përkulur.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s