DASHURIA PËR ATDHE – MALL QË NUK SHTERON ( i fokusuar Remzi Salihu) / nga Rami Kamberi

 

 

DASHURIA PËR ATDHE –
MALL QË NUK SHTERON

 

(i fokusuar Remzi Salihu )

 

 

rami kamberi

Nga Rami Kamberi


Piramida e letërsisë shqipe bashkëkohore, në gurrën, me synime lartësimi, shënoi edhe emrin e poetit Remzi Salihu në altarin e fizionomisë së saj, poet, me ngjyrë të veçanta stilistike të poezisë që kanë natyrën e koncepteve: qartësi poetike për natyrën e shpirtit të shqetësuar rrugëve të mërgimit.

Ligjërimi shpirtërorë, ngjyra e gjuhës së shpirtëzimit dhe e njerëzimit, gjurmët e mallit për vendlindjen dhe më gjënë, vendi ku është rritur dhe dëshira për të jetuar, dashuri e mall, që bëhen burim i vargjeve lirike me ngjyrat e motiveve të një karakteristike themelore, me natyrën e së vërtetës, me shpërthime shpirtërore të vetëdijes si pasqyrë ku kryqëzohen: kërkimi dhe njohja e rolit të traditës letrare, si në kuptimin e poezisë popullore të vendlindje-s së autorit po ashtu dhe në kuptimin e poezisë së tërësisë së gjeografisë shqiptare dhe botërore, pra, të poezisë së shkruar apo më mirë thënë letërsisë së urave ku në shenjë kryqëzimi lindin ngjyra jete, që kanë kuptimin: filozofi e botës së figurave mendore me gjuhë poetike, të ngjyrosura me metafora dhe ngjyra të vargut popullor.

 

remzi

            Remzu  Salihu


Megjithëse në gjeografinë e krahasimeve të poezisë shqiptare, të kohës sonë, ka ngjyra vjershëtare, poezi, të varura nga poezitë e ngjyrave të forcës poetike, që ndjellin penat, që në hapat e parë, tërësia e vargut të poetit në fjalë, në librin GJURMË MALLI është më e pa varur, por, e lidhur ngushtë me ngjyrat e vargut popullor e individual dhe natyrave të shpërmendu-ra.
Në të vërtetë, njohja e traditës letrare në një anë dhe njohja e traditës letrare botërore në anën tjetër, sikur poetin e kanë peng në hapa të lirisë së vargut me ngjyra të modernes letrare për vargun e lirë, vargun që duhet të frymoj më lirshëm.
Pra, brenda kësaj tërësie gjallëron e veçanta poetike me përvojë individuale, që shoqërohet me përvojën jetësore dhe krijuese të poetit.
Pavarësisht pse vepra në fjalë: GJURMË MALLI me lojën e vargjeve, bënë fjalë për ngjyra të lojës së jetës në kuptimin jetik dhe, merret me lojën e imagjinatës për të së-ndërtuar vargje jetike që premtojnë dëshirë për ngadhënjim të ngjyrës jetë, mes ngjyrave jetike për dashuri që lind dashuri më të madhe, ku natyra e jetës reale, duket e robëruar e kufizuar në veprim mendor, ajo, mes vargjeve paraqitet me fjalën e vargut tradicional dhe jo asiociativ, për idile-n e vendlindjes dhe fëmijërisë, me freskinë e shpirtit dhe me shpërthime joshëse:

Të lumtur luanim
Mbi kodrën me rërë…

Duke u frymëzuar nga jeta e vendlindjes që në ecje me vargje, autorit ndoshta edhe pa dashur i lindë gjuha e forcës si e vetmja ngjyrë, për të sfiduar ngjyrat e jetës që e robërojnë lirinë jetike e më shumë se liria, që ka kuptimin e lirisë së gjeografisë ku herë – herë autori e shpreh në mënyrë figurative si: mall, kullë, piramidë, vetëdije, nënë, jetë, kala etj.

Ulu pranë sofrës, sofrës sime
Për një kohë të gjatë…

Dashurinë ndaj truallit, poeti e shfaq në mënyrë simbolike me ngjyra impressive dhe figura mendimi. E tillë është tërësia e poezisë së ngjyrave në fjalë:
Kthehemi dhiare-s së vjetër
Nëpër mëngjesin e freskët
Si notues të shkathtë-t kalojmë
Matanë lumit Shkumëbardhë…

Andaj, krijimtaria poetike e poetit Remzi Salihu nuk duhet shikuar si poezi, ku përshkruhen vetëm pamjet apo ngjyrat e bukura ose të shëmtuara të jetës dhe natyrës në kuptim të zhveshur figurativisht, por ndryshe: intuitë e magjepsur nga forca e ngjyrave të mendimit, nga bukuria e fjalës së ngjyrës figurë mendimi, që identifikohet me emëruesin ATDHE si kurorë dashurie me gjurmë e mall dhe ngjyra e tjera të dashurisë së flaktë ndaj asaj që i mungon njeriut shqiptar, SHTETI – SHQIPËRI.
Vepra në fjalë jo rastësisht është pagëzuar GJURMË MALLI, titulli i librit sikur shpalos edhe titujt e vjershave që ndoshta me gjuhën e kuptimit për kuptimin e gjuhës së shikimeve herë-herë zbehin dritë ngjyrën e poezisë, në kërkim të cilave poeti gjurmon gjurmët, që e kanë nxitur të shpërthej dhe të nxjerrë jashtë vullkanit të tij, lavën që nga lindja e fjalëve: BASHKIM KOMBËTAR apo SHTET ETNIK të shoqëruara me gjuhën e gjuhës ngjyrë jete, poetin e rëndon aq sa dhe pesha e robërive, që pa dashur vet poeti apo më mirë thënë populli i poetit, i lindë dashuria për liri në kuptimin gjeografik dhe politik, para dashurisë që ka kuptimin jetik JETË:

Të gozhduar në fjalë e besë
ju nuk dini për rënie
Të vetmen klithje e keni qëndresën …

Kjo është një nga metaforat mes vargjeve të poetit në fjalë, që evokon krenarinë, qëndresën dhe heroizmin e njeriut shqiptarë, për të gjallëruar emri që e pagëzon dhe emri që pagëzon: SQIPTAR – SHQIPËRI.
Dhe, jo rastësisht poeti në poezinë SHTEG I HAPUR, i drejtohet qiellit dhe tokës, për të kuptuar dhe ndihmuar fëmijët e fatit të përgjakur, apelon për zbardhimin e dëshmive që kryqëzatat me gjuhën e perandorive, vritnin lirinë e lindjeve jetike, apelon që të hapen dyert e mbyllura ku ruhen dëshmitë e qytetërimit PELLAZGO – ILIRO – SHQIPTAR, apelon me gjuhë figurative me porosi se: ndarja e pa drejtë e gjeografisë PELLAZGE, ILIRO – SHQIPTARE, botës së njeriut shqiptarë do t’i mbetet shteg i hapur, që tokës do t’i hap edhe varre të reja, jetës, plagë të përgjakura si për gjuhën e kujtesës edhe për gjuhën e të ardhmes:

Fëmijëria përgjaket në kujtesë
Ndarja para udhëkryqit
Mbetet shteg i hapur përherë…

Pra metafora : përgjaket në kujtesë, rikujton dhe zgjon dashurinë për riatdhesim, për rihapje të shtigjeve që të shpijnë në gjeografinë e ATDHEUT HISTORIK, ku liria shijohej ndryshe nga pesha e robërisë që rëndon me ngjyrat e saja dhe buzëqeshjen e fëmijërisë së poetit dhe, fëmijërinë shqiptare e ngjyros me ngjyrat: përbuzje, ofendime, skamje, bonjakë, i huaj, më mirë thënë ardhmëri pa shpresë, ardhmëri që ritet për të mbetur rob i kolonizator-it, ARMIKUT SHEKULLORË.
Mes vargjeve poetike, ku syri i shikimeve për ngjyrë ka ngjyrë dashurie për dashuri më të madhe, që në fillim të vargjeve të cilës do qoftë poezie, do të gjejë ngjyrat: ku shpirti këndon për tokën, truallin, që për poetin kanë ngjyrë kuptimi se: lëkura bëhet e tejdukshme, ku qartë shihet në vargun e poezisë TAKIME ME FËMIJËRINË.
Të tilla janë edhe vargjet e disa poezive, ku poeti bënë thirrje për unitet mes harrime-ve në të gjitha fushat e jetës, ku figura e mendimit merr ngjyrën e figurës që ka kuptimin e metaforës për kuptimin e realitetit, për kritik të njeriut, që në kërkim të jetës harruan kërkesën që ka ose mund të lindë forcë që sfidon peshën e gjuhës, që ka ngjyrë robërie ose ri-robërimi:

Më parë duhet të ecish me kokë
Para se të nisesh

Të vraposh me këmbë…

Poezitë ku poeti vrapon pas shenjave si gjuhë dëshmie, ku bien në sy vizione, drama jete, që me një qartësi evokojnë të kaluarat në dy kuptime: e kaluare jetike dhe e kaluara historike, ku poeti komunikon vetëm me shenjat që i rruan errësira e një historie të përgjakshme, me zilinë e saj për të vazhduar mbretëria e së keqes, ROBËRISË:

Kur erdhe ty mbi këtë botë
Unë isha katër kilometra nën tokë
Trupi i tërë më dridhej për atdhe
E dashuria e mallit më rëndonte në kokë…

Kur poeti këndon për atdheun, mes vargjeve ngjallen ndjenjat e atdhedashurisë dhe ngjyrat e dashurisë për liri të madhe: rebelizëm të tërësishëm kombëtarë, si gjuhë e vetme që unifikon veprimin e kërkesës së natyrshme dhe, justifikon gjeografinë shqiptare me emrin: SHQIPTAR, për të gjallëruar ngjyrat që glorifikojnë jetën e natyrës si shpresë për përjetësi.
Në poezinë FILLIM JETE, përjetimet e së kaluarës poeti i ndërpret për të hapur shtigje, që të jetësohet mirësia e urtësia si rrugë rrëfime, që jetën e ngjyrës dhunë ta bindin për të heshtur e të veproj ndryshe:

Në fund krijo
Vetëm një vepër të mirë
Që të hyj në rend jeta…

Mirëpo realja e natyrës me gjuhën e mashtrimit, sikur detyron poetin t’i rikthehet dashurisë së parë, vargut, që premton dashuri për dashuri.
Shfaqja e vizioneve të errëta nëpër rrugët e qytetit e më gjënë si dhe përgjakja e popullit nga forca e skëterrës, që di të lind drama të përgjakura, tragjike, pushkatime të pa fajshme në një rrugë dhe dashuria ndaj atdheut nga fëmijët e rritur të lagjes së poetit, që padashur u pagëzuan mërgimtarë, të burgosur, luftëtarë etj, me një fjalë qëndresa e popullit, patriotëve në anën tjetër sikur poetit i flasin ndryshe për ecjet rrugëve që rrugëtimet i kanë ardhmëri që të sfidojnë një humnerë jete, ku ngjyrat: “pacifizmi”, lojaliteti dhe ngjyra e tjera në emër të humanizmit justifikojnë lirinë me robëri. Pra, mos guximi për liri më të madhe dhe mos veprimi mbarë kombëtar për shtet etnik: SHQIPËRI, për autorin, pajtimi me ri-robërimi është kotësi ose tradhti me kuptim-si të kryqëzuar:

Ne largohemi të vetmuar
Nga pritja e kthimit të vonuar…

Synimi, dashuria për liri, liri të ëndërruar, malli për tokë, gjeografi të emrit për jetë të lirë, për gjuhë, këngë, valle si dhe malli në kuptim jetik për vendlindje, njeriun më të dashur në poezitë e poetit Remzi Salihu shfaqen me kuptimi të përgjithësuar dhe me preokupim poetik të një metafore që krijon vijë figurative të ndërlidhur mes vargjeve për një kuptimi, ku malli merr ngjyrat e rikthimit në vendlindje, për t’u çmallur mes jetës së fëmijërisë, që me lojën e saj, lindte forcë dashurie për jetë të shoqëruar me ëndrra për gjeografi atdheu:

Nuk e di sa kohë s’jemi parë…

Në këtë aspekt tematik, poeti trajton metaforiken e shprehjes për të vazhduar vijën ndërlidhëse apo më mirë thënë lindë ngjyra figurative, që lindin një vizion të tërësishëm me nuanca dhe trajta të ndryshme, me risi ngjyre në të shprehurit konkretizues të shoqëruar me natyrën e preokupim-it, si shkas i natyrave të ngjyrave të lartë përmendura:

Atë natë
Hëna mbi lum kishte rënë
Dhe lumi ishte trazuar
Atë natë
Gjithçka ishte zgjuar nga gjumi…

Shikuar si tërësi poezinë e veprës GJURMË MALLI, figurat dhe shprehjet janë fjalë – ngjyra që fillojnë të shfaqen që në poezinë e parë DITË NËTORI TE VARRI I NËNËS SIME ku figura e mendimit vulos mendimin për konkretizim të figurës me realen, synimin e poetit për zhveshjen e kuptimit real mes nënës si nenë dhe nënës si ngjyrë figurative:

Një derë ende ri hapur
Hija jote shëtit e zjarrtë në mua
Edhe kur na mungonte shpresa
Kërkonim ndihmë prej teje…

Varg pas vargu, në metaforiken simbolike të Remzi Salihut, me domethënien e njëjtë do të paraqiten, përsëriten dhe ri-përsëriten, figurat e lartë përmendura dhe shprehjet poetike që pasurojnë kuptimin simbolik të shoqëruar me figura mendimi.
Pra, në poezinë e këtij krijuesi, dashuria për liri e atdhe dhe dashuria si dashuri, është figurë simbolike me të cilën autori evokon vizionin e ardhmërisë, bashkimin dhe lirinë e gjeografisë shqiptare, lirinë e shqiptarit, ngadhënjimi-n e idealit si e vetmja forcë që sfidon robërinë.

Nga jeta dhe vdekja e irnosur
Atdheun në gji e mbajnë…
Ose:
Unë me fëmijët e lagjes
Merrnim nuse për ç’do ditë…

Këto katër vargje figurative, ku kuptimi i të parit varet prej të dytit, që me shprehje simbolike përvetëson syrin e shikimeve me një strukturë të dendur të mendimeve, që shpresës i japin ngjyrën e reales me gjuhë konkretizimi, për agun e lirisë së vonuar nëpër shekuj, ku tmerri dhe gjakosja kishin emërues të përbashkët VDEKJEN si dekoratë për njeriun shqiptar dhe njeriun që ishte emëruar joshqiptar nga armiqtë shekullor dhe nga flamujt e feve, që robëronin gjeografinë me emër shqiptar.
Dhe, në shumë vargje që vrapojnë në kërkim të reales, si figura mendimi ku simbolizohet ZGJIMI KOMBËTAR, qëndresa e Krenarisë Kombëtare dhe forca e durimit për të jetuar kohën, shfaqen ngjyra lufte, heroizmi, qëndrese si dhe drama jete në kuptimin jetik, ku njeriu është i shqetësuar për fatin e tij dhe tokës që e ka pagëzuar.
Me ngjyrat e preokupimit për liri e atdhe, janë të lidhura edhe momentet shpirtërore të vetë poetit, përjetimet në hapat e jetës që e përcjellin në ç’do valë jete, të udhëtimeve që premtojnë mirësi, por, sikur nga inati i kohës shoqërohen me: vetmi, mërzi, heshtje, pritje etj.
Vetmia dhe heshtja, janë të pranishme në shumë ngjyra figurative ku vargu kërkon shtegdalje dhe, më vonë mes vargjeve thuaj se brenda një poezie, ngjyra e kësaj kategorie shpirtërore përcillet me ngjyrë optimizmi:

Gurtë e zi si gurtë e zi
Flasin vetëm me vete
Heshtur ma dhurojnë

Bukën e përditshme t’ ngurtësisë…
Ose:
Tani kur s’më merr gjumi
Si ta mashtroj veten
Janë do gjurmë malli në largësi
Që trokasin papandehur në zemër…

Andaj, lirshëm mundë të themi se poezia në tërësinë e librit GJURMË E MALLI të poetit Remzi Salihu, ligjëron kundër dukurive të këqija të botës njerëzore, që të vetmin synim ka të robëroj popujt që duan lir dhe, preokupim i mbetet atdheu, liria e tij dhe bashkimi në një kurorë të vetme, që plagët e lindura t’i shterojnë burimet e gjakut, ku shpesh të bije në sy edhe natyra e mërgimit që për autorin shteron jetën e shqiptarit me prapavijë të mendimit.
Pra, në poezinë tonë bashkëkohore, vepron me ngjyrë të përpjekjes për të krijuar, një poet, që ka fizionomi të koncepteve të qarta poetike për syrin e ngjyrës zhveshje të simbolikës me ngjyrën e reales.
Në bazë të veprës në fjalë si dhe të disa poezive, ku trajtohet dashuria për atdhe, për njeriun shqiptarë që e frymëzon poetin, për të lindur vargjet për t’u quajtur lirik motiv-e, për të mbetur karakteristikë themelore e poezisë së sotme shqipe që zhvillohet mes nesh.
Edhe pse duke vrapuar pas reales me natyrë figurative diku-diku pas njerëzores ose më mirë thënë në mungesë të kuptimit për vargun e lirë herë – herë mes rreshtave të ndonjë vargu, shfaqen dobësi estetike, që realisht nuk duhet të gjallërojnë mes poezisë së sotme për hirrë të ngjyrës stilistike.

Në kontekstin e përgjithshëm poetik të kësaj vepre, mundë lirshëm të nxjerrim përfundimin se: DASHURIA E ATDHEUT dhe, liria poetin Remzi Salihu e ka admiruar dhe e ka pushtuar, por, pa kuptimin e shkëlqimit në kuptimin e magjisë së lirisë.
Bukuria e vargut, në të shumtën e rasteve ka fuqinë magjike që lindë shpresë për vepra edhe më cilësore se vepra në fjalë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s