Poezi nga Agron Shele

AgronShele 2

Poezi nga Agron Shele

Sot

Sot,
tjetër dritë prek muzat e shpirtit,
tjetër ditë përthyen koloritët ngjyrë
ashtu,
mes mjegullave psherëtimë
një rreze e vetme
çan akujt harresë
dhe ringjall
shpresën e kohëve
dhe kujtimeve të së shkuarës dikur.

Sot,
prapë i endur pas teje
dhe dhimbjes së thellë në gji,
për ëndrrat
dhe detin e thellë,
që lahej syve blu.

Sot,
prapë sot mbetem tek ty
telajo e hapur
e të kaltrit qiell
dhe perëndimit endur
përflakjes,
së ditës pa kthim.

Sot,
me flokët ndër duar
dhe kokën
rrëmbyer paskthinave fshehtësi
jam unë,
poeti dhembshuruar pas vjeshtës
dhe gjethes
në të fundit jetë amshim.

Sot,
tjetër zjarr përndrit
dhe ringjall
orakujt e të lashtit besim,
për atë
Helenën e “Trojës” shkatërrim
fytyrë
e përskuqjes gjak
të derdhur dejeve rrëmbim.

Sot,
ringrihemi mbi të shkuarën
dhe të sotmes,
për të kapërcyer
kufijtë e pakuptimësië
për të nesërmen,
që pret
dhe vjen ashtu
e lirë
pa kufij
përjetë në ardhmëri.

Mëkati dashurisë

( motiv persian)

Nëse një ditë prej ditëve të tua
shkrumbohet rrezes përvëlim
dije se zjarri i kësaj pendese
është mëkati dashurisë.

Nëse veriu sjell thëllim
dhe gjaku shprishur dejesh ngrin
është marazi pritjes gjatë
kohë e dhimbjes plot trishtim.

Dhe kur lulja të lulëzojë
në kopshtin e madh të lumturisë
rrëmbejë ngjyrën më të kuqe
digju, digju, shpirt i lirë.

Dhe kur vjeshta të fillojë
zogjtë e parë të nisë ti zbojë
mos u end si gjethe zverdhur
qiellit tymtë në të fundit amshim.

Prapë e nesërmja do trokasë
prapë dielli në shkëlqim
sytë e thellë më shumë shndrijnë
zjarrit zemrës flakërimë.

Poezisë!

Shumë rendin të kapen pas teje
o e magjishmja poezi
dhe shumë të tjerë humbasin vargëzimesh
pas etudesh dhe rimash simfoni.

Shumë…,
e më shumë humbasin psaltit tënd
drithërohen klithmave zjarr
shpërthejnë vullkanet e shpirtit trazim
dhe dergjen pikave, lot- meditim.

….dhe unë rend sot pas teje
valëzimesh dallgë të muzës perëndim
kapem pas ankthit të yjeve pasthirrmë
dhe agut që jetën e shndrin.

… dhe fjalës së shenjtë që ujvarat zgjon
stërkalash ngritur ajrit shkumëzim
O Zot ! Falma hyjninë e madhështisë
që ëndrrat e harbuara të prekin lart hyjnitë.

Të derdhem fjalët e pashtershme të poetit
mbi honet e magmës përvëlim
të zbardhë terret e jetës njerëzore
jetës, plang e angshtim.

Shumë rendin të kapen pas teje
o e magjishmja poezi
çmenden rrugëtimës së fjalës më të shenjtë
rrugëtimës për tu ngjitur gjer tek “ty” .

Ti humbe…

Humbe krejt paritur udhëkryqit të rrugëve,
pa semaforë,
as drita jeshile me ngjyrime të poetëve
humbe ashtu mjegullnajës mendime
tretur pas klithmave të përvuajtura të shpirtit .

Humbe ylbereve që presin koloritë
pafundësish prizma qiellorë të thyer
në krahë copëzuar regëtima pulëbardhash
të ujëvarave që zbresin mijëra valëzime
përthyerje resh bulëzime.

Humbe yjësisë shkrepëtimë perëndimi
ëndërrimesh të befta me krahë ëngjëllorë
fantazi e majave që prekin fantazinë
e dashurive zjarr,
që terret përvëlojnë.

Humbe thellësisë blu të detit
dhe tajfuneve që jetët dallgëzojnë
maja ajsbergu që prekin kaltërsinë
… dhe të fateve,
besytni dëshirash që trupin mëkatojnë.

Humbe thëllimit të parë të dimrit
akullnajizim ndjenjash të ngrira në park,
…a stolit të vetmisë së jetës të pafat
nga dhimbja
e të ftohtit ethshëm zemërak

Humbe ngjyrash të thella shikim
syve që prekin horizonte pa kufi,
qerpikë të lodhur nga ditët e pritjes
dhe të fundit lot
kristal të xhamtë të larë trishtim.

Humbe pakuptimësisë jetë braktisje
sfondesh akuartitet simfoni e dhimbjes
e kohëve që shkuan rrëmbimthi pa kuptuar
…mbi ndjenja harbuar
përjetimesh drithërimë.

Humbe rafteve të librave shkrim
dhe bojës së fshirë nga gjithë ky harrim
vargëzime fjalësh djegur në pasione
vargëzime fjalësh djegur dashurish.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s