Poezi nga Loreta Schillock
Në pritje
Në prag të pritjes t’u ula
puhiza t’më vërtiste nëpër erë.
Luhatjes s’munda ti shmangem
dhe mallit s’ ju mbajta dot, përvëlonte zjarr.
Tulatem në flladin e pritjes
dhe prehem në heshtjen e gjatë.
Një dremitje më shtrin krahët për prehje
një ofshamë, me ninullat foshnjore në këngë.
Zvarritur ngrihem e të kërkoj
në terrin e natës, në mbrritje.
Nga larg më afrohesh venitur
zgjas duart, vrapoj, rrëzohem e ngrihem.
Zvarritem në errësiren që të përpiu
ngrihem në muzg e vrapoj në agim,
ndërpres hovin që më pushtoi
e i afrohem pragut të pritjes me adhurim.




























Leave a Reply