John Berger
Kalendari poetik: John Berger (1926-2017)
John Berger, kritik arti, shkrimtar, poet dhe piktor britanik, u lind më 5 nëntor 1926. Romani i tij me titull “G” fitoi Booker Prize dhe James Tait Black Memorial Prize në vitin 1972. Shërbeu në ushtri në vitet 1944-46, më pas u rregjistrua në Chelsea School of Art dhe në Central School of Art në Londër. Pas vitit 1962 iu mërzit jeta në Londër dhe u vendos në Paris. Në vitet ’70 bashkëpunoi në disa filma me regjisorin zviceran Alain Tanner. Ja poezia që përzgjodha sot prej tij:
KËNVËSHTRIME
Ji gjithmonë me mend në kokë në këtë botë, kështu siç është.
Qëndro pranë atyre për të cilët kjo botë
është bërë e padurueshme dhe dëgjoji.
E vetmja ëndërr që e vlen ta jetosh është ajo
që të vdesësh vetëm kur të vjen vdekja.
Çka do të thotë kjo?
Të duash dhe të të duan.
Mos harro kurrë, se nuk je kush e di se kushi.
Mos u pajto kurrë me dhunën e egër
dhe pabarazinë që na rrethon.
Kërko gëzimin ndër vendet më të trishtë,
ndiq bukurinë atje ku fshihet.
Mos thjeshto çka është e ndërlikuar
dhe mos ndërliko çka është e thjeshtë.
Fuqinë respekto, por jo pushtetin.
Dhe mbi të gjitha vrojto, hap sytë. Përpiqu të kuptosh.
Mos ia ndaj sytë.
Dhe kurrë, asnjëherë mos harro.

© shqipëroi Maksim Rakipaj




























Leave a Reply