Roger McGough
Kalendari poetik: Roger McGough 9 nëntor 1937
Ndër poetët që përmban sot Kalendari im poetik, ju paraqes Roger McGough, poet britanik, dramaturg dhe shkrimtar për fëmijët. Deri kohët e fundit ka qënë drejtues i programit Poetry Please në BBC Radio 4. Një nga pasionet e tij është dhe muzika: bashkë me dy miq krijoi trion muzikore Scafold, ku McGough shkruante dhe tekstet e këngëve të grupit. Është antar nderi i Liverpool John Moores University, antar i Royal Society of Literature dhe President of the Poetry Society.
Ja një poezi në 85 vjetorin e tij:
LIDERI
Dua të jem prijës,
Dua të jem lideri
Bëj unë për lider?
E bëj dot? Hë?
Premton? Premton?
Urraaa, u bëra lider
Lideri jam unë
Mirë fare, po tani, ç’bëhet?

© shqipëroi Maksim Rakipaj




























Leave a Reply