Poezi nga Kristaq Turtulli
PËRTEJ KORNIZËS SË MENDËSISË
Përtej kornizës së mendësisë,
Shtrihet hapësira e dy skajeve.
Mbi te vjetrën komodinë,
Mbeti amaneti i lodhur i babës,
Pluhurin e të pathënave.
S’ka kush ta fshijë,
së paku le të bëjë iniciale.
Në sirtarin e parë,
dremit fëmijëria e brishtë.
S’munda ta merrja me vete.
Më duhej të gjeja labirintin e fshehtë.
Në sirtarin e dytë.
Ditari i papërfunduar me lule të tharë,
Thashethemnaja akoma endet rrugicave
s’munda ta mbartja në shpinë.
Rinia me vargje të mugëta
në cep të sirtarit të tretë.
Dëshirat e vakura,
zogj qumeshtore pendë prerë.
Ika,
Një qytet të tërë,
s’mund të shkulja.
Se bashku me shatërvanit pa ujë,
Ku macja e kuqalashe e Dodonës,
lëpihet çdo ditë.
Shkundet smira mbi dëborën hirtë,
Thyhen tjegullat e vjetra të shtëpisë.
Ndërsa ëndrra…
Kapotën e vjeshtës së vonë,
Buzëmbrëmja nxiton të veshë,
Ka mbërthirë…
Zogu kardinal fluturoi pranë
Në sqep mbante,
Kartëvizitën e zverdhemë
Të një gjetheje.
Misteriozi, hijerëndi,
I gjithëpushtetshmi
Dielli.
Përskuqi me penelat
Horizontin
Një copë herë,
Pastaj kokën mbështeti
Në jastëkun e kozmosit.
Në gjumë ra,
gjithësia.
Si dje, sot, nesër, përherë
në dimër, pranverë, verë, vjeshtë.
Shpresa dëshira, ëndrra,
U ndeh si këmishe nate,
Ne degen e zhveshur panje.
Me kapotën e vjeshtës së vonë,
U mbulua qyteti nga nata…
Shpesh e zverdhemja
të shkakton ethe.
Zogu kadrinal nuk kish në sqep gjethe.
Ndërsa ëndrra.
Shpresa,
në sytë e një fëmije,
Krijon diej dhe yje,
Dhe zbulon planete.




























Leave a Reply