Poezi nga Shazim Mehmeti
 
 
HEQ SYZAT E MENDIMIT…
 
Heq syzat e mendimit,
kalëroj veten.
 
Përtej dritares
kundroj flatrat e çastit-
fluturimin e vjeshtës,
bishtin e ditës që po ik.
 
Dhe e përtyp
nyjën që më lidhet në fyt,
dhe si i përhumbur zgjas krahët,
dhe me duar kap
zemrën e përgjakur të çastit,
dhe e lëpij me gjuhë
gjakun e tij vjeshtë.
 
Buzërreshkur
ia përprek vdekjen, e them:
nuk është më ky çast!
nuk vjen më ky çast!
 
 
E DIELA ËSHTË E GJATË, DRITA KA DHËNË DORËHEQJE…
 
E diela është e gjatë,
drita ka dhënë dorëheqje,
e mbrëmja, me duart e muzgut,
mbathjet heq.
Në kafe colosseum,
fundin e fillimit e përjeton një këngë.
Një tjetër këngë e përjeton fillimin e fundit.
Tri karrike
zëshëm gjykojnë njëra tjetrën,
duke u shërbyer saktë
me gjuhën e vjeshtës.
Maskën e buzëqeshjes e heq një abazhur.
Një çast eterik,
grimin e zi vë nën rrathët e syve.
Dy sekonda, armiqësisht shikohen sy më sy,
dhe shpatat e çelikta mprehin,
për dyluftim.
Zverdhet
një pikturë në mur
e cigaren përthith,
si unë veten time!
 
 
NË JETËN E ÇDO ÇASTI, KA NJË ÇAST BARBAR
 
Në jetën e çdo çasti,
ka një çast barbar.
 
E hënë është,
e e hëna askund,
 
e rigon mbi udhëkryq
një shi mëkatar,
 
e zhveshur vetesh,
zhveshur shpresash,
gjindja lëvizin
me kapelat e mëkateve
mbi kokat,
 
e lotin e kuq t’ëndrrës
e loton një semafor,
 
e tutje, një oxhak shtëpie
vjell vrerin e çastit,
 
e çasti,
me një gotë përpara vetes
shfleton gazetën e ditës,
 
e thonjtë e vet i ha,
e veten ha ai çast,
 
e kruhet nën sqetulla,
e gojën hap pa nge,
 
e e kafshon bishtin e muzikës
që është frymë,
 
e shpërbëhet,
e njësh bëhet
me llumin e ditës!!!…
 
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,744 hits

November 2022
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List