Poezi nga Inida Brahimi
~~*
Krisht i dashur ,
Kjo feksje e zbehtë e shpirtit tim
Qumësht e mjaltë …
Një degë ahu
Vijë e thellë mes brinjësh
Kryq e fat
Dy palë sy diku
Rrapëllimë
Ndëshkim i mallit thellë në mish
Krisht i dashur
Kjo feksje e artë
Është gjegjie e lutjes ,sigurisht!
~
~
Si era në grurë kam psalur
Fllad e fjollë
Shpirt’ i plasur -lulëkuqe në dëborë
Në brymë të mallit ,
Në gurë të zallit ,
Gurgulloj
Krisht i dashur
Mban meshë mungesa
Shpoti e shpresës
Tjetërsoj !
{𝒾𝓃𝒾𝒹𝒶 𝒷𝓇𝒶𝒽𝒾𝓂𝒾}




























Leave a Reply