Ko Un
 
Kalendari poetik: Ko Un 1933
 
Sot, më 1 gusht, mbush 90 vjeç shkrimtari, poeti dhe eseisti jug-korean, figura më përfaqësuese e letërsisë së sotme në Korenë e Jugut. Kandidat për çmimin Nobel në vitet 2002, 2004 dhe 2005. Janë botuar mbi 120 libra të tij. Vepra të tij të zgjedhura janë përkthyer e botuar në gjuhët kryesore evropiane dhe aziatike. Sot kam për ju këtë shqipërim prej tij:
 
AUTOBIOGRAFI E SHKURTËR
 
Ëndërroj ndonjëherë.
Pas fluturimit të gjatë të një pelikani mbi Oqeanin Indian
unë ëndërroj.
Si bënte im atë në vendlindjen e tij.
Me t’u shuar drita pas perëndimit të diellit
unë ëndërroj.
Me t’u përmendur pas ëndrrës
jam gjallë, si telat e korrentit që vajtojnë në erë.
Deri tani i kam mohuar ëndrrat e mia.
Madje dhe në ëndërr
rrekem t’i mohoj ëndrrat.
Kështu,
si të qenë fantazi
apo teori mbizotëruese të një epoke
i kam mohuar.
Për mua ishin gjërat ashtu si janë.
Kam parë drita fosforeshente të ndrinin në detin e natës.
Kam parë
nofullat e bardha të dallgëve të shndrisnin
ndërsa terri i varroste.
Janë vetëm gjërat ashtu si janë.
Unë ëndërroj.
E djeshmja
e sotme nuk është.
Sot nuk është nesër,
Por unë të nesërmen ëndërroj.
Toka mëmë është varri i përvojave.
 
Por më mbetet një ëndërr:
ndodhtë në një të ardhme të largët që unë-fosil varrosur nën dhé
të bëhem një këngë fosile.
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,798 hits

August 2023
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List