Gösta Ågren
Kalendari poetik: Gösta Ågren (1936-2020)
Poet, eseist, shkrimtar finlandez që shkruan në gjuhën suedeze, fitues në vitin 1988 i çmimit Finlandia Prize. Ja një poezi prej tij:
NGA NJË BISEDË PËRFUNDIMTARE
Or mik, është krejt e kotë
me pasë frikë. Kur vjen vdekja,
butësisht vjen, si vetmia.
Një trumbë zogjsh nga veriu
lëviz mes të shkuarës dhe të ardhmes
brenda një ere jugu, një engjëll i padukshëm,
dashamirës i pret ata
pa asnjë kërkesë apo fitore.

© shqipëroi Maksim Rakipaj




























Leave a Reply