Poezi nga Nexhare Reçiça
KUPTIMI I JETËS TIME
Ti je kuptimi i jetës time
edhe atëherê kur e vetmuar jam,
në mesin e mijëra njerëzve!
Në krahun tënd
pushon malli im i përvëluar.
Kur ti buzëqesh
Yjet derdhin shkëlqim,
nën te futem si pëllumbeshë!
Në orët e vona të mesnatës,
ëndërrat syrin e pushtuan!
Shtrydhin ditët e mia
kur puthje ime të vuri në gjumë!
Ti je kuptimi i jetës time,
kur fshihesh në buzëqeshje,
për fatin tim fatlumë,
kur të dua aq shumë!
Në jetë më bëre aq të fortë
kur më ngrite gjer në qiell,
pa ty nuk do të ekzistoj
ndjeva zemrën në planetin tjetër!
LERMË TË NGRE NJË KALA
Lermë të të dua
edhe kur jemi larg,
nga dashuria ime
do të ngre një kala!
Që të jesh hija ime
ngado që të shkosh,
të vdesish nga dashuri
e të ringjallesh sërish!
Lermë të të përkund
që të ecësh në lumë,
do të zgjohesh
në anijën e përjetësisë!
TË NJOHA SOT APO MË PARË
Të njoha sot
apo shekull më parë?
U mëshehe në mua
apo në detin me valë?
Të njoha sot
këtë ditë të qetë,
apo ditëve të zhurëshme
kohë më parë?
Të njoha sot
Me qerpikun hije,
Apo dole nga ëndërrat e mia?
MOS MË KËRKO
Nuk të mungova dje
nuk të mungoj as sot,
pse vallë të të mungoj nesër
ndaj mos më kërko
Dje nuk pate mall për mua
nuk ke mall as sot,
nuk do të kesh as nesër
ndaj mos më kërko
Nuk më shihje dje
as sot nuk më sheh,
nuk do të më shohesh as nesër
mos më kërko kurrë më.
As ti nuk do të më mungosh
nuk do të kem mall për ty,
as nuk do të të shoh fare
ndaj nuk të kërkoj më.
Shkëputur nga vëllimi poetik “Dashuri e pashkruar”




























Leave a Reply