Nino Pedretti
Kalendari poetik: Nino Pedretti (1923-1981)
Sot, më 13 gusht, është 100 vjetori i lindjes së Giovanni Maria Pedretti-it, i njohur me emrin Nino, poet dhe përkthyes italian nga Romanja. Studioi në universitetin e Urbinos për gjuhët e huaja, më pas emigroi në Gjermani, prej nga u kthye në vitin 1975. Përmbledhjen e parë me poezi e shkroi në dialektin romanjol të vendlindjes së tij ((Santarcangelo di Romagna) dhe pati sukses të menjëhershëm; qe një shembëll se dialektet nuk duhen lënë pas dore. Vdiq para kohe, pa mbushur ende 58 vjeç. Ja një poezi e tij:
VDEKJA
Ti kujton, meqë jam plak,
vdekja është për mua
si kapelja që vihet mbi krye
kur ke ftohtë.
Veçse gjithmonë, është
e njëjta kapele
sepse vdekja i merr të gjithë.
Edhe gjëra që s’kushtojnë,
si ajri, shkëndijat e zjarrit,
thashethemet.
Edhe ajo pak çka mbetet
nga ne fëmijët e dikurshëm
që tashmë jemi plakur.

© shqipëroi Maksim Rakipaj




























Leave a Reply