Poezi nga John Wilbye (1574-1638)
Një Llosh Pylltar, Që Puth Zjarrin E Qiellit
Një llosh pylltar, tek puthte zjarrin qiellor,
I përvëloi buzët për dëshirën e përkorë:
Jo aq i prekur, pashë si digjej zjarri,
Dhe zemra sakaq m’u bë flakë aty pari.
Me hak pylltari vuajti për puthjen e saj,
Zjarri i tij qe vjedhur dhe hajnitë bëjnë faj;
Mjerisht! e padrejtë të kisha për të mundësitë,
Asaj zjarrin qiellor ia dhanë Zanat dhe Perënditë.
A Silly Sylvan, Kissing Heav’N-Born Fire
A silly sylvan, kissing heav’n-born fire,
Scorched his lips for his so fond desire:
I, not so fond, but gaz’d whilst such fire burned,
And all my heart straight into flames was turned.
The sylvan justly suffer’d for his kiss,
His fire was stol’n and stol’n things go amiss;
But I, alas! unjstly for to have her,
Her heav’nly fire the gods and graces gave her.

Shqipëroi: Alfred Kola
Korçë, August 13, 2023




























Leave a Reply