Théophile Gautier
 
Kalendari poetik: Théophile Gautier (1811-1872)
 
Pierre Jules Théophile Gautier, poet romantik, shkrimtar, gazetar dhe kritik letrar francez, u lind më 30 gusht 1811. Jetoi në shek. XIX në një periudhë të trazuar politike dhe shoqërore, por që prodhoi shumë kryevepra dhe autorë të shquar.
Gautier vlerësohej shumë nga poetë dhe shkrimtarë si Charles Baudelaire, vëllezërit Edmond e Jules de Goncourt, Oscar Wilde, etj.
Ja një poezi e tij në shqip:
 
KARVANI
(LA CARAVANE)
 
Në Saharanë e botës karvani njerëzor,
Në rrugën e viteve që s’ka kthim prapa,
Këmbëzvarrë shkojmë përvëluar nga vapa,
Për të pirë kemi djersën që na kullon.
 
Luani hungërrin dhe stuhia gjëmon;
Gjëkund s’duket kullë, asnjë pemë për bé;
Hije na bën një skifter që endet mbi ne,
Fluturon mbi ne dhe prenë e tij kërkon.
 
Ecim gjithnjë përpara dhe ja, befasisht
Seç duket një blerim që tregojmë me gisht:
Disa selvi me gurë të bardhë qarkuar.
 
Në shkretëtirën e kohës, për të na çlodhur,
Si oazet, Zoti varrezat ka caktuar:
Shtrihuni, pushoni, udhëtarë të lodhur.
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,803 hits

August 2023
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List