Nat Scamacca
 
Kalendari poetik: Nat Scamacca (1924-2005)
 
Poet, eseist dhe përkthyes italo-amerikan; njëri nga shkrimtarët siçiliano-amerikanë më të rëndësishëm të shekullit të kaluar, lindur në SHBA më 20 korrik 1924. U laurua për filozofi, letërsi dhe pedagogji në Long Island University dhe New York University. Gjatë LIIB shërbeu si pilot në aviacionin amerikan. Pasi kreu detyrimin ushtarak u kthye në Siçili, prej nga kishte prejardhjen, u rregjistrua në Fakultetin për të huajt në Universitetin e Peruxhas, u martua me siçiliane; në vitin 1950 u kthye në SHBA dhe kjo vazhdoi deri sa ndrroi jetë në Trapani në vitin 2005.
Ja poezia që përzgjodha me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij:
 
LEHJA
 
Hyra pardje në kuzhinë
dhe leha fort,
 
të gjitha gratë, gjyshja, vjehrra, gruaja, mbesa,
u kthyen dhe m’i ngulën sytë si buçe të trembura.
 
Pikërisht kështu dhe kjo botë:
qeni që kafshon qenin.
 
Një shoqëri e kontrolluar nga kafshët.
 
Kush godet e kafshon më fort, fiton.
 
Kush fiton me paturpësi është “më i miri”.
Tallu me trapat!
 
Kërkoji çmimin më të lartë,
paguan trapi pa fjalë!
 
Vidh ligjërisht
gënje
mashtro
mashtro
mashtro
për inat të së Vërtetës!
deri sa bardhë e zi
të shkrihen në gri.
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,520 hits

July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List