Gaetano Arcangeli
Kalendari poetik: Gaetano Arcangeli (1910-1970)
Sot është 115 vjetori i lindjes së poetit nga Bolonja. Poezitë e para të tij u botuan në një përmbledhje poetike në vitin 1927. Ishte mik me poetë dhe shkrimtarë të dëgjuar si Giuseppe Ungaretti, Giorgio Morandi, Giuseppe Raimondi, etj., por veprimtaria e tij letrare u zhvillua larg salloneve letrare. Prej vitit 1944 dhe deri në fund të jetës ishte profesor i letërsisë në liceun klasik “Galvani” në qytetin e lindjes.
Ja një poezi prej tij:
JAM DITA E RRETHUAR
Shkoj përmes mijra zërash të kotë
vetëm ditën e rrethuar nga zhurma
mospajtimesh, janë mundim i shumëllojshëm
orësh e vendesh të shkelura
nga qepalla e shqetësuar e jetës…
© shqipëroi Maksim Rakipaj




























Leave a Reply