Poezi nga Mark Strand
E PATHËNA
Ai u përkul përpara mbi letër
dhe, për një kohë të gjatë, nuk pa asgjë.
Pastaj, ngadalë, liqeni u hap
si një sy i bardhë
dhe ai e pa veten si një fëmijë
që luante me kushërinjtë e tij,
dhe aty ishte një lëndinë
dhe një varg pemësh që rreshtoheshin në ujë.
Ishte një pasdite e ngrohtë gushti
dhe pritej të niste një festë.
Ai u përkul përpara mbi letër
dhe shkroi:
Prita me kushërinjtë e mi në mes të liqenit,
duke vështruar të rriturit
që ecnin tutje përgjatë bregut të hijezuar nga elfat. Ishte vapë.
Qielli ishte i kthjellët. Unë dhe kushërinjtë e mi qëndruam për orë të tëra midis degëve të rënda, duke parë prindërit tanë.
Dukej sikur asgjë nuk do të hynte në jetën e tyre për t’i bërë ata të ndryshonin,
madje as njeriu që vraponte mbi lëndinë,
duke tundur një fije letre dhe duke britur.
Ata lëvizën përtej parashikimit të motit,
përtej çdofarë lajmi që mund të ish
dhe nuk panë se errësira filloi të thellohej në pemë dhe shkurre
dhe të ngrihej në palat e veshjeve të tyre
dhe në të bardhën e fortë të këmishave.
Valët e të qeshurave u përcollën mbi ujin ku ne, fëmijët, po sodisnim.
Ishte një skenë që nuk ishte jona.
Ishte shumë e largët
dhe ne pas pak do të largoheshim.
Shqipëroi: Irena Dono







![Aleksandra Vujisić [Montenegro]](https://atunispoetry.com/wp-content/uploads/2026/11/928261973_2350572135758012_1943544403215100046_n-2.jpg)



















Leave a Reply