Poezi nga Odhisseas Elitis
E VERIUT TË VOGËL
(TΟΥ ΜΙΚΡΟΥ ΒΟΡΙΑ)
I lashë veriut mes porosive
Të jetë një djalth i mbarë
Dritaren,fletët e dyerve
Sërish mos m’ i përplasë.
Shtëpisë ku zgjuar qëndroj
Dashuria shkon drejt vdekjes
Përmbytur lotësh e kundroj
Në prag të frymëmekjes.
Lëngon mes ngashërimeve
Mes një bote të atillë
Humba beharet viteve
Befas mbërrij në dimër.
Si një anije që ka celë
Velat që të largohet
Humbasin shoh edhe steretë
Dhe bota pakësohet.
T’jeta lëndina,t’jeta ju përrenj
T’jeta ju puthje,qafime gjithandej
T’jeta ju kavo,i bjondi bregdet
T’jeta betime t’përjetshëm, shëndet.
Μarrë nga “R-të e dashurisë “
Përktheu nga Greqishtja: Lefter Shomo K700o.e.α.








![Aleksandra Vujisić [Montenegro]](https://atunispoetry.com/wp-content/uploads/2026/11/928261973_2350572135758012_1943544403215100046_n-2.jpg)



















Leave a Reply