Angelo Barile
Kalendari poetik: Angelo Barile (1888-1967)
Ndër poetët e lindur më 12 qershor, zgjodha t’ju paraqes poetin italian Angelo Barile. Kreu studimet në Gjenovë, ku u laurua në Drejtësi. Vazhdoi në Torino një kurs gjuhësie moderne dhe studimesh letrare. Këtu i lindi pasioni për lirikat e Pascoli-t.
Ja një poezi prej tij:
ME DALË NGA JETA
Me dalë nga jeta po ashtu
si dilet nga kisha
me një finale organoje: turret
shpirti drejt shkallësh madhështore,
sheh këmbët tek një prag
bardhësie regëtitëse:
është e re kjo dritë.
Por jo me dalë rrëmbimthi.
Të paktën kur del nga dhoma,
me pasë mundësi me kthye paksa
kryet pas e ta shohësh më në fund
të pastër, të zbrazët nga çdo grindje,
gjithçka e paqme, si një kishë e zbrazët:
vetëm kryqet hedhin një hije të kthjellët
mbi dysheme.
© shqipëroi Maksim Rakipaj







![Aleksandra Vujisić [Montenegro]](https://atunispoetry.com/wp-content/uploads/2026/11/928261973_2350572135758012_1943544403215100046_n-2.jpg)



















Leave a Reply