Poezi nga Kolec P. Traboini
ZEMRA E POETIT
Në zemrën e poetit ka shumë dashuri,
ju që jeni pranë tij
mos u mundoni ta mbani vetëm për vete.
MËNIA
E kisha mëni shumë e shumë vjet,
Por përballë meje shfaqte veç mirësi
Kësisoj më mundi pa luftuar.
VUAJTJA PËR NJERIUN
Ti mendon se mund t’i bëj keq njeriut?
Për njerëzit kam dhëmbje. Vuaj më shumë se vete ata.
Përpiqu të më ndjesh nesë deri tani asgjë s’ke kuptuar.
GENE
Nuk di se çfarë ndodh me genet e mia,
qenkam në fatin e Atit,
jetë me dy plagë – gjoks me dy zemra.
DILEMAT E ZEMRËS
Ç’faj ka zemra që rreh për dy dashuri?
Këndej Amerika, andej Shqipëria,
zemra s’ është karrike ku rri veç një njeri.
KOHA E NJERIUT
Është e pamundur të ndalojmë kohën.
Kur historia mbaron – krejt kot rrekemi
ta lëmë kapakun e librit të hapur.







![Aleksandra Vujisić [Montenegro]](https://atunispoetry.com/wp-content/uploads/2026/11/928261973_2350572135758012_1943544403215100046_n-2.jpg)



















Leave a Reply