Simone Tempia
Kalendari poetik: Simone Tempia: 14 qershor 1983
Sot mbush 42 vjeç Simone Tempia, shkrimtar, gazetar italian. Në vitin 2014 hapi një faqe me titull “Vita con Lloyd”, që frymëzoi librat “Vita con Lloyd”, “In viaggio con Lloyd” dhe “Un anno con Lloyd”, ku Llojd është një maxhordom imagjinar, me të cilin autori, një lord, shkëmben batuta të stërholluara, me stil britanik:
LUFTA
“Ju shoh të vrënjtur, zotëri”
“Kjo luftë bën të më duket ajo çka bëj e tepërt
dhe e padobishme, Llojd”
“Mendim i natyrshëm. Por i pavërtetë, zotëri”
“Domethënë, Llojd?”
“Besoj se ndonjëherë lufta për paqen do të thotë
të mos i dorëzohesh luftës, zotëri”
“Përpjekje e vështirë kjo”
“Por e domosdoshme që të mos ia dorëzojmë botën
atyre që duan ta shkatërrojnë, zotëri”
“Shpresoj të na shkojë mbarë, Llojd”
“Duhet ta bëjmë, zotëri”
© shqipëroi Maksim Rakipaj








![Aleksandra Vujisić [Montenegro]](https://atunispoetry.com/wp-content/uploads/2026/11/928261973_2350572135758012_1943544403215100046_n-2.jpg)



















Leave a Reply