Pano Taçi (Albania)

Pano Taçi lindi në Gjirokastër më 1929. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Tiranë. Është pjesëmarrën në Lufiën Antifashiste. Kalvari i vuajtjeve tëtij fillon më 1946. Burg dhe internim 24 vjet. Ai shkruajti poezi, drama, etj. Disa nga veprat letrare të poetit Pano Taçit janë: “Blerim i thinjur” 1994, “Dhe vdekja do paguar” 1997, “Hukama e Venusit” 1999, “Muzg” 2000 “Oirinjtë” 2000, “Flakë në terr 2001, “Lakuriq 2002, “Sa pak qiell” 2003.

PARAFJALË nga XHEVAHIR SPAHIU te libri “POEZI TË ZGJEDHURA “ të PANO TAÇIT

Gjëndje dhe gjetje të mirëfillta poetike: shumë pikëllim dhe pak shpresë; hove të fundme dashurore në pleqëri të thellë, – ja ç’na kumton me një thjeshtësi prekëse poeti endacak Pano Taçi, të cilit, si burgu, si pasburgu, ia mpakën po s’ia plakën dot shpirtin rrebel dhe ndjeshmërinë thuajse serembiane. Humbellat e dhëmbjeve dhe ritmi i valëve të një jete të trazuar të pikin në zemër dhe të bëjnë të mendosh se njeriu nuk është një ishull i vetmuar: fati i tij është pjesë e fatit të të gjithëve. Fjalë drithëronjëse, pagëzim gazavaji. Fjalë njeriu për njeriun. Mbi dhé e nën dhé.


POLIFONI ME ÇIFTELI

O kolltuk të ngrënt’ një tënjë,
kaq të ëmbël kush të gdhëndi?
Ulet bytha e zë rrënjë,
dhe s’ka vinç ta shkulë nga vëndi.
Shkon një bythë e vjen një trap.
Ne me gisht në gojë prapë.

Gorrica q’u shit për dardhë,
tani na mbeti në grykë.
I vogli q’u bë i madh
mbi kolltuk na zuri myk.
Shkon një trap e vjen një bythë.
neve lidhe ata zgjidh.

Pushtetarët bëjnë rrugë,
nëpër botë ndalin vrapin.
Flasin profka mbi kolltukë,
oh, sa keq ua vranë trapin.
Shkon një bythë e vjen një trap
Ne me gisht në gojë prapë.

O kolltuk magji magneti
bythëkallot thotë: – Amin!
Prej kolltukut edhe mbreti
u shkul mori arratinë.
Ikën trapi, bytha vjen,
ne si dje si sot, na gjen.

Tiranë, 1994


AJO DHE UNË

Te shkoj, s’guxojs’e mund ta shoh,
Ajo me pret ç’të bëjë nuk di.
Nuk di, nëse do mund ta njoh,
S’është më ajo, s’jam më ai.

Ne s’presim pashkë për ringjallje
Bota na vrau që të dy.
Nuk di si mund të ketë çmallje,
Kur s’është ajo e s’jam ai.

Ti falem Zotit të harresës,
Që shpuzat i mbulon me hi?
Ec’vlen ky loti i pendesës,
S’është më ajo, s’jam më ai.

Tilutem Zotit të mëshirës,
Për gjithë sa shkoi të ndez qiri.
Po qe se dalim humbëtirës,
Je ti ajo, jam unë ai?


IMAZH

Ndiej se më troket në derë,
Dorë e brishtë e saj.
Dal e hap, asgjë, veç erë
Fryn sikur në vaj.

Ndiej se jashtë nëdritare
Përgjon syri prush.
Shkoj e hap, hëna tinzare
Hyn, tjetër askush.

Me behët, dikush do jetë
Vjen më ngushllon
E shndërruar erë e lehtë
Hëne që më përgjon.


KOMEDIA E RINGJALLJES

Luhet komedia e madhe,
asnjë stol bosh në plate.
Në llozhë po ata që hodhën valle,
mbi shpinat e kërrusura dje.

Turma laramane në galeri,
gajasen me lojën e re.
është kështu kjo komedi1,
jashtë amfiteatrit prapë ne?


TË MUNDUR

Kam parë sy që s’më del nga kujtesa,
këpushka qepe shqyer kokërdhokët
Kam parë duar me hallka ku shpresa,
priste t’ia lironin prangat shokët.
E shokët të gjithë të ngathet nga frika,
e shihnin nga larg eu binte pika.

Kam parë koci këmbësh krejt gjakosur,
zbathur tek ecnin shputat mbi kallkan.
E buzë të kyçur, të mavijosur
e flokë të shkulur, bardhě savan.
E shokët të gjithë ndënë zë të athët,
veç belbězonin nga frika të ngathët.

Kam parë si vdekja luan me jetën,
në kushte krejt të pabarabarta.
Nga ç’hoqi, tani them, vallë ç’i mbetën?
Një status, e gjoja, me vlerë ca karta.
E shokët që mbenë si thes i shkundur,
sot ndjehen se janë prapë të mundur.


NJË ZË I HARRUAR

Më zgjoi nga vdekja e gjumit të natës
zëri i ankthit, ma bëri me sy.
M’u ul këmbëkryq në sofrën e lëngatës
e më tha: – Sillmë të pi…

S’kisha asgjë veç lotëve të qerpikut,
ia mblodha në pëllëmbë për pije.
– Këta janë helm, – më tha zëri i mikut,
u ngrit e iku si hije.


FTESË E VONUAR

Ç’më thirrni kur më keni zbuar
Ç’dhimbje më bren t’i bie mohe
Ne banketin që keni shtruar
Në je ti gaz, je para kohe,
Në je ti vdekje, je e vonuar.

Ti shtirem i lumtur, gënjej
Lërmëni dhëmbja të më brejë.
Nuk di pa të në mund të rroj.
Ngaqë nuk di si të urrej
Dashuroj.


POET, NATËN E MIRË
Petro Markos

Qe zëri i Jonit mbi buzët e tia,
në sy shkrepëtimat e malit të Çikës:
mbi gishtat prej mjaltit, përkëdhelia,
e hapi që shkelte mbi tehun e thikës..

Mbi krye tek fle i rri poetit
një ombrellë ulliri.
Kuvendon me detin i biri i detit
me tramundane e fllade zefiri.

Cigari që gishtat ja ngjeu me hënë,
e fjolla e tymit që zgjatej përpjetë;
në livadhin e qiellit dele u bënë
për krrabë çobani, rrufetë.

Fshesar që pastroi udhët e pista,
dashuria të çapitej e dlirë.
Aty prehet: – Hasta la vista
e dielli mbi det tek bëhet fir
i thotë: – Poet, natën e mirë..


EPITAFI IM

Çapitem me rrasën e varrit mbi shpinë
ku gdhendur është një epitafi vyer.
Ky që prehet këtu e deshi njerinë,
edhe pse ai keq e ka zhgënjyer.”

Bej udhë me gurin e rëndë mbi shpinë,
I çmendur”-thonë ata që më panë,
çuditen si mund ta dua njerinë,
kur vëllai vret pa dhimbje vëllanë.

Rrasa e varrit shpatullat m’i përgjak.
Eci etur e ik pa nxjerrë zë,
e dua të çlodhem vetëm për pak,
po gurin e rëndë nuk di ku ta lë.

Takati po shuhet, kush më ndihmon.
nga shpina t’ma heqë, se jam burr’ plak!
Po njeri s’ pranon, ankesa kot shkon.

Ta ul përdhe, e di që do thyhet,
e aq më zi, kam frikë se më ndyhet.
NË këtë vend ku plehu kundërmon


Përgatiti materialin: Roland Lushi

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,304,292 hits

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List