Anna Ahmatova

Kalendari poetik: Anna Andrejevna Ahmatova (1889-1966)

Sot është 136 vjetori i lindjes së poetes së madhe ruse. Meqë kam shkruar herë të tjera më gjatë, po sjell vetëm pak hollësi nga jeta e saj: u lind më 23 qershor 1889 në rrethinat e Odesës (Ukrainë) në familjen e një inxhinieri detar; nga martesa me burrin e parë, Nikollaj Gumiljov (pushkatuar në vitin 1921), pati një djalë, Lev Gumiljov, që u dënua dy herë për arësye politike në kohën e gjakatarit Stalin. Kur i arrestuan të birin për herë të dytë, në vitin 1949, qe e tmerruar mos ia pushkatonin… Kam shkruar disa herë për Ahmatovën, kështu që po sjell një shqipërim prej saj:

GJITHÇKA U PLAÇKIT
(Всё расхищено)

Gjithçka plaçkitur, tradhëtuar, shitur,
Krah i zi i vdekjes sipër nesh,
Përlatë ç’mundët, o të babëzitur,
Po neve, kjo jetë, ç’na u desh?

Veç pasdite kundërmojnë qershitë
Tej qytetit fshihet pyll i frikur,
Shtohen yjet natën ndër yjësitë
M’i kthjellët ngjan qiell i korrikut

Dhe kaq pranë qaset kjo mrekulli
Mbi shtëpitë nga koha rrënuar…
Por askush, askush, fare nuk e di
Çka prej shekujsh kemi dëshiruar.

© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,304,292 hits

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List