Poezi nga Agim Desku
L I R I
-Eh,pa ty liri as unë s’jam njeri!
Liri
Çdo çast lutem të të ruaj
Si sytë e ballit
Të kam si frymën e fundit të jetës
Eh,pa ty liri
As unë s’jam njeri!
E VËRTETA
-Tê vêrtetën e gjej vetëm në fjalën e popullit dhe askund tjetër!
Më plagët e së vërtetës
jetova një mijë vjet
Ndersa populli im
Dy mijë vjet e më shumë jetoj
Edhe do të jeton breza e breza
Kryq e tërthor i ramë botës se hiqit
Në asnjë vend nuk takova fjalë si të popullit tim
Edhe nëse mbi stuhitë e ozonit do kërkoja.
Sa keq për njeriun sot
qē mendon se është i gjallë
Më parë vdes se sa ta thotë të vërtetën
E mbanë si gjarpëri nën gurë
Ende nuk e di se është burrë.
Të vërtetën e kërkova gjithandej
Edhe kah sˊka njeri
Në Baba Tomor
dhe në Vargjet e Lira
Diku më thonë rri
Besa edhe në Lahutën e Malcisë
Tek Homeri i poezisë
Aty ku si relikt mˊi ruajnë plagët e popullit tim
Dhe têrê Shqipërisë.
Vetëm diellit që ngroh popullin tim
Dua t’i besoj
Fal besës që mbanë
Së bashku me tê bukurën e detit
Dritës së diellit më mirë së askush tjetër
Buzëqeshja e popullit tim i ngjanë.
LUFTA E TRETË
-Nga lirika lasgushiane!
Me ç’fytyrë më të ardhë sonte Ajkunë
Kur jam zënë peng mbi dymijë vjet me shumë se sa koha që ma kishin lenë demonët
Nuk ka me pas kush me të dashtë ma shumë se sa unë
As hero i gjallë më të shpëtue nga ky dreq ferri
Nuk më besove kurrë se do të kthehna veç për t’i pa sytë a janë vërbue duke më pritë më shumë dashuri mua
Tokën e pava ëndërr se si ma kishin ndërrue me një vashë që kishte marr ujë burimi të një krua
Kjo këngë e legjendave ka kohë që më ka ba më u kthye e më të puthë burrërësht
Pasha tokë e qiell dua të të përbejë në hënë e diell
Trupin tim ia lash peng djajëve e ty të ngrita mbi secilin yll
Fytyra e jote ka më t’u prishë nëse nuk rri si perëndeshë
S’kam nevojë të të shoh ma në pasqyrë
Në sy të mi ty dhe botën dua ta shoh më mirë
Ma nuk kam fuqi të jetoj pa ty as pa liri
Pasha ty oj e vërtetë sërish betejat kam më i nisë vetë
Ndoshta një ditë edhe luftën e tretë
SHPIRTI I VRARË
-Heroinës asnjë perandor s’mund t’ia vret shpirtin!
Nëse doni të ma vrisni botën time
Ma vrani njëherë shpirtin e shejtë
Bota nuk jeton me shpirt të vrarë
Vetëm shpirti i shitur të perandorët e vet
Vret natën, por edhe në pik të ditës
Nuk është veshtirë më i besue vrasësit
Atij që vet s’ka shpirt e vret shpirtin e tjetrit
Sot nëse ke vrarë shpirtin e heroinës
Ti ke vrarë fjalën e zotit tim
Dhe bota qeshë mè vrasësin e shpirtit
Një ditë fuqia e botës do të rebelohet
Dhe për vrasësin s’ka varr në tokë as në qiell
Pa dashje bëj mëkat që në vargjet e penës
Lexoj vrasësin pa shpirt të shpirtit të shejtë
Heroinës asnjë perandor s’mund t’ia vret shpirtin!







![Aleksandra Vujisić [Montenegro]](https://atunispoetry.com/wp-content/uploads/2026/11/928261973_2350572135758012_1943544403215100046_n-2.jpg)



















Leave a Reply