Mario Vargas Llosa

 

KUSH E VRAU PALOMINO MOLERON?
(Fragment nga romani që është në proçes përkthimi)

Ishte i varur dhe i mbërthyer në një pishë të vjetër, në një pozicion aq absurd saqë dukej më shumë si një kukull ose si një dordolec i çapëlyer, sesa si një kufomë. Pasi e kishin vrarë, e kishin copëtuar me një tërbim të pakufishëm: hundën dhe gojën ia kishin prerë dhe bërë copa-copa; ia kishin djegur me cigare dhe, si të mos mjaftonte kjo, ishin përpjekur ta tridhnin, gjë që dukej nga koqet që i vareshin midis shalave. E kishin zhveshur, duke i lënë vetëm një këmishë të grisur, ndërsa nga mesi e poshtë ishte lakuriq. Ishte i ri, thatim, zeshkan dhe kockanjar. Në tufën e madhe të mizave që gumëzhinin rreth fytyrës së tij, shkëlqenin flokët e zinj dhe kaçurrela.
Dhitë e djaloshit vinin vërdallë, duke kërkuar gjethe apo çdo gjë tjetër për t’u ushqyer, ndërsa Litumës i dukej se mund t’i kafshonin këmbët.
– Kush dreqin ma bëri këtë? – belbëzoi, duke e mbajtur me zor të vjellët.
– Ku di gjë unë, – tha djaloshi. – Pse inatoseni me mua? Ç’faj kam unë? Përkundrazi, duhet të më falënderoni që ju njoftova.
– Nuk po të shaj ty, djalosh, – mërmëriti Lituma. – Më vjen inat sepse më duket e pabesueshme të ketë njerëz kaq të poshtër në botë.
Djaloshi qe tmerruar atë mëngjes që hasi një pamje të atillë, kur po kalonte me dhitë e tij nëpër atë zonë shkëmbore. Ai ishte sjellë si një qytetar shembullor. I la dhitë duke kullotur pranë kufomës dhe ia mbathi vrapit drejt qytetit Talara, për t’u paraqitur në Komisariat. Ia arriti të mbërrinte shpejt, edhe pse Talara prej aty ishte, të paktën, një orë në këmbë. Lituma kujtoi fytyrën e tij të djersitur dhe zërin e tij të tronditur, kur u duk te dera e Komisariatit.
– Kanë vrarë një njeri, atje, te Udha e Ujqve. Po të doni, ju shpie unë, tani, menjëherë. Kam lënë dhitë vetëm dhe mund të m’i vjedhin.
Kur mbërritën, nisi të tronditej ngaqë do të shihte të vdekurin. Megjithatë, roja pa se djaloshi, edhe pse merrte frymë me zor, nisi të numëronte dhitë, me gisht. Për fat të mirë, nuk ia kishin vjedhur. Atëherë, i gëzuar tha: «Qenkan të gjitha!»

 

Shqipëroi: Bajram Karabolli

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,304,323 hits

July 2025
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List