Robert Graves
Kalendari poetik: Robert Graves (1895-1985)
Poet, shkrimtar dhe eseist i njohur britanik, ka datën e lindjes më 24 korrik; babai i tij qe irlandez, nëna gjermane, emri i plotë është Robert von Ranke Graves. Qe një ndër shkrimtarët britanikë më në zë të shekullit XX. Ja përzgjedhja ime në 130 vjetorin e lindjes së poetit:
QUAJENI MARTESË TË MIRË
Ta quajmë një martesë të mirë-
sepse askush s’e ka vënë në dyshim
ngrohtësinë e saj, burrninë e tij mashkullore,
përputheshin, në çdo pikpamje;
Veç një ekspert grafolog
se ç’hodhi një hamëndje
për mënyrën si i shkruante ajo gërmat ‘h’ dhe ‘s’
dhe ai gërmat ‘p’ dhe ‘w’.
Pak njerëz mund të na flasin sot
për aksiomën e monogamisë,
sidoqoftë, ndonjë mosmarrëveshje në bel e poshtë
nuk ka se si t’i ftohë zemrat,
ta quajmë një martesë të mirë:
Shumica thonë se shkonin mirë,
mungesa e fëmijëve
nuk i largoi prej njëri tjetrit.
Ta quajmë një martesë të mirë:
S’janë grindur kurrë faqe të tjerëve,
sjellje e tyre s’kish të sharë
kanë qënë njerëz krenarë;
kështuqë këto punët e shtratit
s’janë puna jonë aspak;
jemi një trup gjykues përpara një çështjeje
me dy të vdekur me vetvrasje.
© shqipëroi Maksim Rakipaj







![Aleksandra Vujisić [Montenegro]](https://atunispoetry.com/wp-content/uploads/2026/11/928261973_2350572135758012_1943544403215100046_n-2.jpg)



















Leave a Reply