Juan Octavio Prenz
Kalendari poetik: Juan Octavio Prenz (1932-2019)
Juan Octavio Prenz, shkrimtar, poet dhe gjuhëtar argjentinas, me prejardhje nga Kroacia dhe Istria. Ka dhënë gjuhësi spanjolle në Universitetin e Beogradit, Triestes, Lublianës dhe Venecias.
Gjatë jetës së tij botoi tetë përmbledhje poetike, tregime, romane, ese mbi letërsinë spanjolle, si dhe përkthime nga serbishtja dhe sllovenishtja. Ja një poezi prej tij:
ASHTU SI DUHET
Regjimi i urdhëroi t’i prisnin kokën
ligjërisht dhe me dinjitet
sepse pati shkruar vargje
kundër krishtërimit tonë dhe jetës.
Sot tre studiues i bënë copash fjalët e tij
fije-fije tekstet, rrokje për rrokje
dhe provuan harmoninë e atyre vargjeve
me mënyrën e jetës së krishterë.
Prapë e vranë.
Këtë herë
kundër ligjit dhe pa dinjitet.
© shqipëroi Maksim Rakipaj







![Aleksandra Vujisić [Montenegro]](https://atunispoetry.com/wp-content/uploads/2026/11/928261973_2350572135758012_1943544403215100046_n-2.jpg)



















Leave a Reply