Poezi nga Robert Martiko


METAMORFOZA E DRITËS

Në fillim, drita ishte e shpërndarë —
prekte gjethet si frymë,
s’e njihte ligjin, as fjalën “duhet”;
vetëm ndriçonte.

Perënditë gabonin pa turp,
zhdukeshin e ktheheshin si era,
pa këshillë, pa pendesë.
Gjithçka ishte jetë, ende pa dogmë.

Pastaj drita mori trup,
u bë emër i përkryer —
Apollon, i bukur dhe i ftohtë,
me harpë në dorë dhe drejtësi në ballë.

Por kur fyelli i Marsiasit drodhi ajrin
jashtë çdo skeme mirësjelljeje,
nuk pati debat:
drita e bukur e rrjepi të gjallë.

Sepse ka drita që verbojnë më shumë se errësira,
vijnë pa britmë, pa pluhur —
projektorë që sundojnë me elegancë,
duke heshtur gjithçka që nuk është në kornizë.

Derisa në botë vjen një ditë
kur njeriu e kupton:
drita e vërtetë
nuk vjen për të heshtur zërin.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,304,292 hits

August 2025
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List