Poezi nga Kolec P. Traboini


VAJZAT E LIQENEVE

Vajzat e liqeneve janë me sy të kaltër,
kanë dritë-shpirtin e ujërave dhe të qiellit – tërë bota në dy sy;
aq sa në legjenda
thuhen shprehje me mëdyshje:
po të takosh një vajzë liqeni,
mos e shih thellë në sy,
se të robëron e s’ del më që aty.


ZOGU QË NDILLTE PRANVERËN

Fluturoi një zog në bjeshkë,
nëpër pyje, mbi çati,
herë çukit në boçe bredhi
herë në parvaze rri.

Cicërinë e cicërinë,
zgjon pranverën nëpër drurë,
diku thyen bardhësinë,
diku njerëzit nxjerr në udhë.

Në gjithë bjeshkët zuri shteg,
nëntë male fluturoi,
në zemër të lisit vuri çerdhe
në Bjeshkbardhë kur qendroi.

Nëpër natë thërriste mëngjesin
sillte këngë ku kishte vaj,
cicërima pranverndjellëse
me copëza nga dielli i saj.

Një buzëmbrëmje fluturimesh
cicërinte nëpër degë,
si rrufe nga errësira
i preku krahun një shigjetë.

Nisi udhën për tek njerëzit
me kengën që n’ sqep e mbante,
por Bjeshkëbardhen s’ e arriti,
mori udhët nëpër këngë.

Në cicërimën këngë të fundit
një copë diell, nje arë, një lumë,
gjithnjë e ndjej kur vinë pranverat,
ngrohtësinë e tij sjellin tek unë.

Nga dorëshkrimet e pabotuara
Janar 1982

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,304,248 hits

August 2025
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List