Poezi nga Hugo Mujica (Argjentinë, 1942)
HORIZONTE
Është ora më e ngadaltë,
është muzg
dhe disa shkreptima vetëtimash
shkëlqejnë në horizont.
Zbathur, mbi rërën e ngrohtë,
një fëmijë vrapon duke u përpjekur
të kapë pulëbardhat.
Natën,
shiu do të lajë gjurmët e këmbëve,
do të krijojë një shkretëtirë,
do të dhurojë harresë.
DRIDHJE
Një gjethe, e kuqërremtë,
dridhet,
është vjeshtë
dhe diellit që ecën
përtej dritares sime
bëhet më i trishtueshëm.
Diçka
qëndron në vend çdo çast,
diçka është gjithmonë kurrë;
fundi është gjithmonë një betejë:
beteja e moskapjes pas armëve.
LAKURIQËSI
as rrënojat e një muri
mbi të cilin mund të mbështeten palmat,
mbi të cilat
njerëzit mund të pushojnë
asgjë, përveç pluhurit të ngritur nga era,
era
po fshin rrënojat
një çarçaf i bardhë
valëvitet në erë
ceremoni për asgjë,
gjest i askujt,
askush, asgjë, ose gjurmët më të zbehta
ose ndoshta një thirrje
era
lakuriqësia në të cilën vjen dhe ikën.
Shqipëroi: Bajram Karabolli



























Leave a Reply