Poezi nga Theodore Roethke (1908 – 1963)
ELEGJI PER JANE-in
(Studentes sime, që u hodh nga kali)
Më kujtohen kaçurrelat në qafë, të buta dhe të lagështa si këlshedra;
Dhe vështrimi i saj i shpejtë, një buzëqeshje e tërthortë si prej mlyshi të vogël;
Dhe sesi, sapo fillonte të fliste, rrokje të lehta kërcenin për të.
Dhe ajo e balancuar në kënaqësinë e mendimit të saj,
Një cinxami, e lumtur, një bishtalec në erë,
Kënga e saj që drithëronte shkarpurinat.
Hija këndonte me të;
Gjethet, pëshpëritjet e tyre ktheheshin në puthje,
Dhe myku këndonte në luginat e lëbardhura nën trëndafil.
Oh, kur ishte e dëshpëruar, ajo u hodh poshtë në një thellësi aq të madhe,
Sa edhe një baba nuk mund ta gjente:
Duke çjerrë faqen në kashtë,
Duke përzier ujin më të pastër.
Harabeli im, ti nuk je këtu,
Duke pritur si një fier, duke bërë një hije në imshtë.
Anët e gurëve të lagur nuk mund të më ngushëllojnë,
As myshku, i prekur nga drita e fundit.
Sikur të mund të të zgjoja nga ky gjumë,
E dashura ime e gjymtuar, pëllumbesha ime ojnatare.
Mbi këtë varr të lagësht them fjalët e dashurisë sime:
Unë, pa asnjë të drejtë në këtë mes:
As baba, as dashnor.
Shqipëroi: Irena Dono



























Leave a Reply