Walt Whitman 

Kalendari poetik: Walt Whitman (1819-1892)


Sot, më 31 maj, mbushen 207 vite nga lindja e Uollt Uitmanit, poet, shkrimtar dhe gazetar amerikan. Vepra që e bëri të njohur në botë ishte libri "Fije bari", i sjellë mjeshtërisht në shqip prej Skënder Luarasit në fillim të viteve '50 (por më pas u fut në listën e librave të ndaluar nga censura enveriste); kurse emër në Amerikë i dha poezia "O Captain! My Captain!" kushtuar vrasjes së Abraham Linkolnit. Luftëtar dhe veprimtar i palodhur kundër skllavërisë; ishte njeri me personalitet krejt të veçantë; pranonte egzistencën e Zotit, por i quante krejt të panevojshme ritet fetare dhe mbivlerësimin e një feje ndaj një tjetre. Spiritualistët vendosën ta shfrytëzojnë rastin: e ftuan të bënte një poezi për spiritualizmin; ai e shkroi, pa harruar ta cilësonte "mashtrim të trashë, pa vlera dhe primitiv". Po i mbyll këto shënime me një thënie për Uitmanin të shkrimtarit të njohur amerikan Henry Miller: "...ai, Whitman, ishte Poet i Trupit dhe i Shpirtit. I pari dhe i fundmi Poet."

ZËRI I SHIUT

E kush je ti? I fola shiut që binte butësisht.
Dhe ai, për çudi, m’u përgjigj, siç po ju them:
-Poema e Tokës jam, tha zëri i tij,
Përjetësisht, pa u ndjerë ngrihem nga gjiri i dheut
dhe i detit pafund,
Drejt qiellit shkoj, ku s’di se si, krejt i shndërruar
e prapëseprapë i njëjtë duke mbetur,
Zbres të njom thatësirat, çdo grimcë a pluhur kudo qoftë
Dhe gjithçka qe brenda tyre si farë, e fshehur, e pangjizur;
E kështu gjithmonë, natë e ditë, jetën u kthej prej nga erdha,
pastaj i pastroj dhe i zbukuroj;
(Sepse kënga që prej vendlindjes vjen, pasi kryen udhën e saj,
do s’do në dashuri kthehet, edhe po s’ia diti kush.)



© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,766 hits

June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List