Nurie Maliqi Baduni
UDHË
Ju, o shtroje të ngrime,
Pa gojë,
Pa sy,
Me lot’ t’vjetër
T’Atdheut tem.
A lotuet në k’to ditë gjamet?
A u lagët
Nga lotët e luleve,
Të barit t’njom
Kur klithmuen mbi ju?
Çfarë langu ra
Me ju ngri
N’ ngjyrë mavi?
Gjurmë e pashlyeme
Ka me mbet.
As shi, ujvarë a stuhi,
Dot s’mujt me ju la,
Ndër shekuj…
O t’bukurat udhë
T’Atdheut tem.
@Nurie Maliqi Baduni
16 tetor 2026







![Aleksandra Vujisić [Montenegro]](https://atunispoetry.com/wp-content/uploads/2026/11/928261973_2350572135758012_1943544403215100046_n-2.jpg)



















Leave a Reply