Shqipëria është biografia jonë ( Ibrahim Kadriut ) / Nga Musa Jupolli

Posted on March 19, 2014

0


Shqipëria është biografia jonë

 

 

ibrahim

Ibrahim Kadriut 

E përjetshme Shqipëri
Mi vë foljet në zgjedhim
Të principit të jetës
Me rregulla të gramatikës
Me ngjyra bardhezi

 

musa 1

nga Musa Jupolli

 

 

Ibrahim Kadriu,  një krijues më së miri njihet me një kafe dhe bisedë të lirë, ashtu siq liria ime!
Kështu edhe u njoha me Ibrahim Kadriun, njeriun e letrave shqipe, bisedë e lirë në letrat e lirisë letrare!
Ibrahim Kadriu shkrimtar_poet, krijues që ndien gjithë knaqësinë letrare, lirizëm në përshkrim. Në shkrimet e I.Kadriut, lexuesi thellohet në tekste, bindje se besimi në ideologji a besim tjetër mbrohet nga frikë e ligësisë shpirtërore, ku Djalli ( shpesh) është përgjegjës, një filozofi më vete e shkrimtarit në përballim të një historie në kërkim, rrugëtim të sjelljeve njerëzore, si koha pas shiut që kemi bindje se pastron shumë gjëra, apo pas gjumit të mirë një zgjim–kthjellti.
Liria kërkohet të shkrimtari, e shohim edhe në shikim, dhe nuk është utopi as dyshimësi, një vend që duket në studim, e kaluara në korigjime të gabimeve, si dhe analiza e historisë në të tashmën , janë dhe ndihen në shkrime dhe të folme të krijuesi.
Shkrimtari n’ analizë të kritikës shpesh “pushon penën” për një udhëtim të ri, t’ asaj kritike që ka në studim letrat, ku knaqësitë ndihen në shpirt t’ artistikës, t’ analizës, formës, të ndjeshmërisë, konfrontimit, t’ imagjinatës dhe stilit, elemente biografike e kombinime tjera të përsonazheve, shkrimeve të jetuara, të para, të dëgjuara e krijuar në literaturën që pëlqehet, që duhet dhe që mbanë përgjegjësi të letrave, filozofisë sonë, I. Kadriu është njësim në litaraturën bashkëkohore, në fuqinë e fjalëve, idesë, epokë e shkrimtarit !
Në shkrimet e I. Kadriut përveq harmonisë kemi edhe dhimbjet e kjarta për debat t’ intelektualëve shqiptar, literatura në dëshmi, dashuri e pa kufi e shkrimtarit, ku nxirret e liga dhe e mira me një pikëpyetje, dramë shqiptare në fajësi të një ideo-filozofie të pa parë, ku e liga ngjyroset me besim të dyshimsisë, të përgjegjësisë që mbajmë!
Proza e I. Kadriut njohëse në kërkim t’ efekteve, të konteve në mrekullinë e shtjellimit Kadriane në thelb të një literature, vepra në definim, strukturë kronologjike të këndshme në shprehje poetike,çka e vë edhe më krijuesin bashkëkohor ardhur nga natyrë letrae dhe i lindur të jetë shkrimtar-poet!
“ Pjella e Dreqit” botoi “Faik Konica” 2012 (Romani i vitit), kemi një roman të tipit më të ri “radikalizues”, në stil, analizë e vlerë e një teme në kohën e një historie të përjetuar, s’pakut në përsonazhet e tij bindja është e tillë, çka liria intelektuale, liria e të menduarit të I. Kadriu ka të gjitha elementet e një literature të kthjelltësisë që adhurohet, pjesë të reflekcioneve, filozofisë dhe stilit, në vetën që lejon gramatrika e shkrimeve letrare, modernizëm në konceptin e refleks-filozofisë , e jetës ( t’ fajësisë shqiptare), dje e sidomos sot!
I. Kadriu krijues i madh, nuk hezitoj ti dhë një shetitje në thelb-analizë letrare në simpati krijues-lexues n’ adhurim të mirësisë!
Bota shpirtërore e iluzioneve n’ atmosferën e literaturës moderne, n ‘apostrof të shkrimtarit. Më shumë se një analizë, një studim historik, një mision letrar, psikologjia në debat të një epoke e një sisitemi n’ apsuditetin e vet, errësirë që kërkon ndritësim me metaforë letrare , në kërkim filozofi Sokrate ku injoranca , pa drejtësia kundërshtohet.
Në filozofinë e shkrimtarit I. Kadriu bindemi se asgjë nuk mund të jetë më e ndieshme se arti, thirrje e fuqishme shpirtërore në lirinë individuale, siq Pena e tij me ngjyra të lirisë!

Posted in: ESSE DHE KRITIKA