Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima

 

***

Unë e ti
selvi e moçme
mbjellë herët në kopshtin e Edenit,
n’at kohë ishim filiz,
me dega të njomë e boçe të egra.

Tash rrim njeshë,
ngusht , nji truell , nji trup,
se ti je rranja ngulë në tokë
e unë boçja që s’ bjen.

 

***

Ka net
ku gjithçka digjet,
as mishi jem nuk ka shpëtim.
Por s’kam nji oxhak
ku me i përzie këto gaca të unshme.
Nuk kam një TI prej Ferri
ku me përzhit shpirtin.

Ka net ku e virgjna digjet…

 

***

Kanë me të ra gjethet
në murla të parë,
veç njatëhere kam me ardhë,

me ti rrokë pemët e zdeshuna.

 

Ortek Vjeshte
( Francit )

Orteku i vjeshtës u rrxue mbi ballnat tanë,
tue shpërnda pikëllimin ndër ftyra të pa sprovueme.
Trupat u shkërmoqën si gjethe të fishkuna.
Pema ime hesht
degat e saj të preme shembën folenë e jetës.
Heshtje virr,
buçit prej gjoksit tem.
Çliroje këtë dhimbë prej krahnorit ku ka lshue rranjë.

E mue s’më duhet kurgja,
ma shumë se rrokja e tij,
kjoftë për të fundit herë.

 

***

Kjo dridhje gjunjsh,
ky vrull në stomak,
kjo randesë në gjoks,
kjo halë në sy,
kjo luftë eshtnash
e ky njeri që kapet mbas meje
për shpindë
me thonj në mish e shpirt ndër dhambë
ndërron jetën nëpër kambë.

 

***

Ndij gjinkalla t’gumëzhijne
zjerm kjo stinë,
ndjej tokën tue bulu thëngjij,
mramjen e avullt si bukë e pjekun.
Shoh andrra që rrshasin shpindës,
fushat veshe në ar,
ndërsa thatina m’rreshk fytin..

N’duert e mia etun për l’kurën tande,
asht ndale vera.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s