Poezi nga Eloi Xhani

Poezi nga Eloi Xhani
 
 
Trensit tim Biri.!
 
O Trens të kujtohet, një natë me shumë shi
duke pirë pak whisky e duke qeshur
-të thashë
-Bir bota është gri, kjo botë me gri do jetë veshur.
 
Të kam thënë shumë gjëra ,dhe pse je i vogel
si burrë gjithmonë, gjithnjë të kam trajtuar
Dhe pse mall kam kur ishe aq fëmi
e luaje me mua ….me këmbë dhe duar.!
 
Të kujtohet Bir një natë dimri ,me shumë erë
vitin sinqerisht nuk e mbaj mend
Të thashë – fati na pret në derë
dhe ti si i cmendur gjithë jetën rend e rend .
 
Të kam folur për femrat, të kam folur aq shumë
dhe ti duke qeshur koken here- herë ulje
Të kam thënë që më vranë dhe në gjumë
dhe ti sytë tek nëna jote i ngulje .!
 
Të kam mbajtur në krah kur foshnje ishe ende
kam qarë per ty, ah ti se di sa kam qarë
Si cifut kam bredhur nëpër vende
herë i dashuruar dhe herë- herë i vrarë .!
 
Gjithsesi sot, të lutem mos më keqkupto
ka dhe për mua ditë me ngjyrë gri
Dhe nëqoftëse vdes unë ,të lutem mos vajto
se unë nuk vdes or Bir ……….pse jeton Ti.!
 
 
 
***
 
…. me zë
të ngjirur
nga gjysmë shpirti
sonte po e them
ndjehem sikur eci në Ferr
e rrugicat me prush janë
shtruar
sytë i kam të lëngëzuar
..
…… ajo më tmerron
më ngjall, më tret më fut në dhe
e me gisht, Ferrin më tregon
e më thotë, atje, atje, atje
…. ajo më urdhëroi nje natë dimri
plot shi
diku dy shekuj më parë
vdis e shkruaj poezi
vdis e shkruaj duke qarë
(kështu më tha ajo ju betohem)
… ajo e zhveshur në trurin tim
turbulloi, krijoi kaos në gjithcka
unë në gjunjë pëshpërisja Amin
me duket dhe Zoti, këto fjalë tha
….
…. oh
kam shume fjalë,e shpirti lëngon
shpirti s’mi nxe
ajo duke buzëqeshur Ferrin tregon
e më thote atje atje atje…..!
 
 
 
Mësimdhënie
 
Prej dhimbjes
Shkruaj vargje e
Prej dhimbjes jetoj
Heshturazi.
Që kur
Mësova
Që dhimbja qënka njohuri
Shpirtërore.
E ndërkohë,
Gëzohem me pak gjëra,
Fare pak.
Të mbledhura aty tek tuk
Në këndet e grisura
Të kujtesës.
i ngre ngadalë
Me kujdes,
Ju pëshpëris dhe,
I pastroj nga pluhuri dhe ndryshku.
Ndjek,
Vajisja me lëngun e portokalltë
Të ndjesës…
Përshkohen një e nga një
Në kordën e kitarës
Dhe i vendos në shitje
Mbi banak
në pritje…
Kush i blen?
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s