Poezi nga Mirela Terziu

Poezi nga Mirela Terziu

 

Asht’ poezi, asht’ kang’

Rrezllimi i hans’ m’pëshpërit
gjetht’ e nats’ s’djepit.
Marrosem mes kangs’ e poezis 
Si nji foshnj’ lidhur fort n’tesha
pres me u m’kue
nga zani butë e gzimi
nga gllabrimi i shtrignisë së tyne.
Nij n’buzë shijen e fjalve e t’tingujve
vishem nga karakteri tyne
për me ken e pavdekun
m’pjellori, poezi e kang
E asht’ nji mramje, misën,
mrekulli e asaj fytyne
i zjarrt barku, man peng dihatjen
si nji hamshor puthje t’verbume jep
sa t’nxjerr gjakun e shkronjave.
K’shtu n’thinja, dashuri, kang e poezi
u shtrinë me fjetë të mbulue me shpirtin

 

***

U tërhoqa me fjet’ n’dritë
gjetun nji hapsinë t’blertë, me tan gjana t’rrituna
larg, duke lanë vdekjen tej shkambve t’rrënueme.
Duke mendue
edhe pluhuni hesht’ 
thithun dhimbjen e t’gjith kyqve tan’
bashkue si diej’
Su del me fal as fryma e hyjnis’
Ndaj filloj me knue der sa gjak me m’dal
Dhe me m’dal,me m’dal,
knue kam me ba, deri sa zani t’ mdekë.

 

***

Nan’ e yjve duje poetin
jepi magjin e diamantve t’tu
Gjinjt’ e mi ja fala hanës e
kraharorit t’tokës
Nji rënkim ankthi t’zjarrt’ 
si nji e rr’nqethur
n’dheun e ri të agut
E m’shtes mollzat m’prenin tand’
Mes kafshimit t’bulzave t’shiut
në mramjen e andrrës m’drejto!
Mos ma merr tinëz natën
tash ran n’gjum gjith’ syt e saj
E tash lulzimi i trupit tim.

 

***

Djajve të jets’
jo djajve t’qiellit
e t’varreve
t’valles së merimangave
e t’pëlhunës tyne t’gjatë 
t’hirit e t’baltës
kush pa krye
atë që e majti
me thonj t’nxir’ e t’çar’
shtriga vdekje.

 

***

Nji herë e nji kohë
i knojshim zotit, sikur t’ish fmija e çdo nane.
Ashtu dhe besës e burrnisë…
Nji herë e nji kohë
i knojshim plagve e dhimjes të përunjur…
Nuk duhet të shkonte k’shtu…
Nuk asht’ kjo që duhet të lesh.
Njeriu vdiq tani
Asht’ nji agoni kjo jet’
Nji smunje që po ha njerzimin
ku e keqja ndihet mbret,
n’tokën e lodhun e të plakun.
E gjykuar,
para diellit pres dënimin
të m’thaj lotët.
Ah botë, pres’ të lind bargu yt!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s