Poezi nga Bardhi Saliu

Poezi nga Bardhi Saliu
 
 
***
 
Nuk ja fala dot as pritjen,
ndoshta meritonte ta kishte kujtim ,
por kur nuk vjen me errësirën ,
si mundet ta prisja në zgjim…
 
Se s’është jeta stacioni I fundit,
e ti të presësh që të zbresin ,
ndaj leri vec mungesën ,
në stacionin e harresës le të mbesin…
 
Në asnjë vend s’do ketë më stola,
ku pritjet të rrinë me ty ,
njerëzit ‘spresin gjithmonë vetem ,
pritja pret vetëm dy…
 
Një është pak për të ardhur ,
një më shumë kur largohet ,
por kur dielli lind i vetëm ,
njerëzit ikin , largohen…
 
Larg nga pritja ,larg nga malli ,
do gjindet gjithmonë një njeri ,
larg mendjes thellë në zemër ,
vdesin me mijëra dashuri…
 
 
 
***
 
Stuhi, dallgë mendimesh,
njeri.
Frymëmarrje mendore,
fytyrë me pamje engjëllore,
parajsë pa akrepa ore.
Ti,
mbyllje sysh kur në mëndje vjen,
edhe mëndjen pa mëndje e len”…!!
 
 
 
***
 
Gjysma njerëzish,
shi,
gjurmë që zhduken.
Gjethe qe bien,
rrugë, stola të lagur.
Rrugë pa njerëz,
një kollitje,
heshtje që thyhet.
Shi qe bie,
Dritare,
dritë e ndezur.
Humbi nëpër gjurmet e veta,
ishte shi,
në vetmi një njeri.
Gjysmë i dehur,
i lagur,
pikat e shiut vranë heshtjen.
Nesër sërisht do bjeri shi,
s’ka më heshtje,
s’ka më vetmi.
Ca pika shiu i bënë shoqeri,
ditë e re,
mall i shpirtit për një njeri.
Dashuri,
gjuhë pa shkronja,
botë ka një njeri.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s