Poezi nga Etien Bekimi

Poezi nga Etien Bekimi
 
 
 
***
 
Dielli ngrohu qelizat e shpirtit,
sikur vatra e zjarrit ngricat e ajrit përreth
duke prekur ndjesitë e ngujuara
të fjetura, si lulet nën dëborë
shpërthyer, si drita nëpër meteorë…
Çdo gjë përshkoi hapësirën qiellore
dëshirat u zgjuan, si yjet në errësirë
malli uragan rreth dashurisë u rrotullua
në sinjale të fshehura, heshtas
shfaqjes tënde u kodua.
 
 
 
***
 
Pika e vesës,
ku në zgjim lahen sytë e mi,
tingull i ardhur nga harpat
e aedëve të lashtë ,
veshja e bukur shtrënguar
pas zemrës,
hapja e dritares ku luan
rrezja,
hapi parë hedhur në
ditën e re,
nisur muzgut të yjeve me ëndrrat praruar
për një të nesërme tjetër
shpresës rifilluar…
 
 
 
***
 
Në retë e bardha,
aty ku ngjyros krahët
pulëbardha,
në horizontin e largët,
ku ndahet deti blu
me qiellin e kaltër,
në pjesën tjetër të hemisferës,
qëndron dashuria ime në të dyja
stinët ,
dimëruar dhe flladuar
puthur me ajrin, dashuruar me erën…
 
 
 
***
 
Heshtja përsëri tërhoqi
derën pas vetes,
plumb e rëndë ju duk
nga të munguarit frymë njerëzore.
U lodh duke pritur fjalët …
në honin e thellë të banesës,
si çdo natë zbriti shkallët e pendesës
përgjoi hijen e vetmuar
të Hënës që nxitonte pas resë.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s