Poezi nga Nikollë Loka

Poezi nga Nikollë Loka

 

Në dy udhëkryqe…

Në rrugën
që nis e përfundon
në udhëkryqe, 
shpirti ëndërrimtar
kryqëzohet dy herë.
Nën eklipse
koha tjerr kujtime,
një lëmsh,
ku fillin s’e gjen.

Kam etje
për një copë qiell
që largohet,
për horizontin
që u fsheh
e s’ shihet më.
Në dy udhëkryeqe
njihet bota,
kur vjen dhe kur e le.

 

Gryka e luleve

Pishat krah për krah si pjergull,
aromë parfumi, mbledhur hijetinave.
fryn e s’ndal murlani i vjetër,
çon andej-këndej pluhur kujtimesh.
Kishte një livadh me lule dikur,
ku frymën e mbanin shtrigat,
thonë se një ditë u zemëruan me erën,
e i nemën lulet,
pastaj ikën pa u penduar shpirtligat.
Në rrugën e madhe, te burimi,
ndalon të shuaj etjen kalimtari.
Aromë ndjen,
por lule s’sheh hijetinës
mëkatari!

 

Në koleksionin e ditëve

Në koleksionin
e ditëve të munguara,
fjalët e pathëna 
më sillen ndër mend,
shpirti i trazuar
pas një zënke,
vrulli që përplaset
dëshirave dhe brengave,
vështrimi i ëmbël
që syri i jep syrit,
dhe dridhjet e lehta
që zemra i jep zemrës,
në largësi
flakë heshtja ndizet,
dhe me mend
kapërcejmë ylbere.

 

Kënga e lahutarit

Nën strehën e bjeshkës bora shkrin,
era fryn e në breshtën e gjelbër vjen si lajm i mirë…
Kërkoj motive vjershash në një fërshëllimë, 
në cicërima zogjësh marr frymëzim.
I parandjej ardhjet, pritjet, përcjelljet,
këngët që veç malet i dinë.
Prej larg i zgjon kujtimet në një mot të vjetër,
kënga e lahutarit të vdekur anonim.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s